Sa më pak kushton një apartament i vjetër? - Beti: Ky ligj po ndikon pozitivisht, po jep efektet në interesin për pallatet e vjetër

Në kuadër të moshës së objektit, për ndërtesat e vjetra do të njihet dhe amortizimi 1% i cili do të ndikoj edhe në taksa si dhe në çmime. Në emisionin Ekonomia 3D u analizua se sa më pak do të kushtojë një apartament të cilit do t’i njihet amortizimi 1% në bazë të vjetërsisë së ndërtimit.
Armand Hasko Kontabilist: “Ky ligj është një vlerë e shtuar sepse nuk mund të barazohej një ndërtim i vjetër me një ndërtim të viteve 2020 e më pas. Udhëzimi i ligjit ka dalë në këtë formë, nëse do kemi një banesë të vitit 2004 do shihet në bazë të kontratës së shitjes. Me formulë ne paguajmë 3249 euro më pak”.
Sipas Orgest Betit i cili është agjent imobiliar theksoi se shembja e pallateve të vjetër do të jetë një veprim i duhur.
“Përsa i përket atyre që shesin e kanë më kollaj, edhe ata të cilët e blejnë sepse në rastet për çdo vit të amortizimit do t’i zbritet një përqindje nga çmimi i referencës dhe sigurisht që do ndikojë te ekonomia e gjithsecilit. Në rast se kemi zonat elitare në Tiranë të cilat kanë pallatet e tyre, janë prej vitesh në ato banesa, edhe në se kemi një rikonceptim, një shëmbje të tyre dhe të kemi një ndërtim të ri, duhet të kemi që këta banorë të marrin të njëjtën sipërfaqe, të njëjtën planimetri dhe organizim siç e kanë patur. Por duhet një marrëveshje e cila duhet të jetë mes qeverisë shqiptare dhe donatorëve. Nuk e shikoj si gjë të gabuar personalisht”.
Ndërsa qytetarët ishin skeptik për investimet në apartamente në vjetër.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Çiftet e reja mbajnë “kuleta të ndara” - Objektivi, ruajtja e pavarësisë së tyre financiare
Gati 2 në 5 çifte, ose 39% e atyre që bashkëjetojnë, kombinojnë plotësisht financat e tyre, qofshin të martuar apo jo, sipas një raporti të ri të publikuar nga......

Bruksel/ Fondi i krizës bankare tani "ka arritur nivelin e tij të synuar"!
Një fond i diskutueshëm i krizës bankare të BE-së ka arritur kapacitetin e synuar prej 78 miliardë eurosh, që do të thotë se huadhënësit nuk do të kenë nevojë......

Mijëra serbë protestojnë në Kosovë për ndalimin e valutës së tyre!
Mijëra serbë të pakicave në Kosovë protestuan të hënën kundër ndalimit të përdorimit të monedhës serbe në zonat ku ata jetojnë, çështje kjo që ka qenë shkaku i......

Bizneset dhe kompanitë europiane thirrje Komisionit: Përshpejtoni lejet e investimit në BE!
Më shumë se tetë në 10 kompani thonë se koha që duhet për të siguruar lejet është një pengesë për të investuar në Europë dhe përshpejtimi i këtij procesi duhet......

Objektivi i OpenAI, 2 miliardë dollarë fitime - Bashkimi me Google dhe Meta për ta bërë realitet brenda një dekade
Vetëm shtatë vjet pasi u themelua, norma vjetore e funksionimit të OpenAI - një masë e të ardhurave të një muaji shumëzuar me 12 - arriti në 2 miliardë dollarë......

Forcohen Dollari, euro dhe Paundi ndërsa Franga zvicerane humbet pikë!
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes pasi ën raport me dje ka regjistruar rritje sërish duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë sipas......

Ata duan gjithçka, ose asgjë - Kinezët e pasur zbulojnë luksin e vërtetë, lëvizshmërinë!
Pas bllokimeve pandemike të vitit 2022, të pasurit e Kinës filluan të kërkojnë lirinë dhe stabilitetin jashtë vendit, të ndjekin udhëtimet jashtë territorit,......

Inflacioni në SHBA, Biden akuzon kompanitë - “Amerikanët janë të lodhur nga tallja që iu bëhet përditë”
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, u bëri thirrje kompanive të ushqimit që të ndalojnë “fenomenin e tkurrjes”, që nënkupton zvogëlimin e paketimeve duke......