Çiftet e reja mbajnë “kuleta të ndara” - Objektivi, ruajtja e pavarësisë së tyre financiare

Gati 2 në 5 çifte, ose 39% e atyre që bashkëjetojnë, kombinojnë plotësisht financat e tyre, qofshin të martuar apo jo, sipas një raporti të ri të publikuar nga CNBC. Të rriturit e gjeneratës Z, megjithatë, ata midis moshës 18 dhe 27 vjeç, kanë më shumë gjasa të mbajnë financat e tyre plotësisht të ndara nga partneri i tyre, në 38% të rasteve.
‘Baby boomers’, ose të rriturit e moshës 60 deri në 78 vjeç, janë brezi më i mundshëm për të bashkëfinancuar plotësisht me partnerin e tyre, me 44% të rasteve. Raporti në fjalë i ‘Bankrate’ u bazua në një sondazh të dhjetorit me 2.233 të rritur në SHBA, duke përfshirë 1.124 të cilët ishin të martuar ose që jetonin me një partner në kohën e sondazhit.
Pothuajse gjysma, ose 46% e njerëzve në një lidhje i mbajnë financat e tyre të ndara për të mos humbur pavarësinë e tyre financiare, sipas një sondazhi të fundit nga kompania e shërbimeve financiare. Sondazhi u krye mes 1659 të rriturve amerikanë në fillim të janarit.
Nga çiftet që bashkëjetojnë, 36 % e atyre që fitojnë më pak se 50.000 dollarë në vit të ardhura familjare i mbajnë financat e tyre të ndara, zbuloi Bankrate. Në një familje me të ardhura më të ulëta, financat mund të kenë më shumë gjasa të mbeten të ndara për një sërë arsyesh. Mund të ketë gjithashtu një nivel ‘turpi’ për shumën e kredisë studentore ose borxhit të kartës së kreditit që kanë të rinjtë, tha ajo. Financat e veçanta mund t'i lejojnë ata t'i mbajnë private këto sfida financiare.
Rreth 38% e çifteve që bashkëjetojnë bëjnë një “përzierje” llogarish të përbashkëta dhe të ndara, ndërsa 24% i mbajnë financat krejtësisht të ndara. Gen Z gjithashtu u rrit me një telefon në dorë ose me akses të lehtë në aplikacione dhe teknologji, të cilat gjeneratat e mëparshme nuk e kishin. Si të tillë, ata mund të mos shohin nevojën për financa të përbashkëta, veçanërisht kur mund të kontribuojnë lehtësisht në një shpenzim të përbashkët përmes aplikacioneve.
Megjithatë, jo të gjithë çiftet e Gen Z i mbajnë financat e tyre të ndara: Rreth 34% e çifteve të Gen Z që bashkëjetojnë i kombinojnë plotësisht financat e tyre, ndërsa 28% kanë një përzierje të përbashkët "të tuat, të miat dhe tonat", zbuloi Bankrate.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bruksel/ Fondi i krizës bankare tani "ka arritur nivelin e tij të synuar"!
Një fond i diskutueshëm i krizës bankare të BE-së ka arritur kapacitetin e synuar prej 78 miliardë eurosh, që do të thotë se huadhënësit nuk do të kenë nevojë......

Mijëra serbë protestojnë në Kosovë për ndalimin e valutës së tyre!
Mijëra serbë të pakicave në Kosovë protestuan të hënën kundër ndalimit të përdorimit të monedhës serbe në zonat ku ata jetojnë, çështje kjo që ka qenë shkaku i......

Bizneset dhe kompanitë europiane thirrje Komisionit: Përshpejtoni lejet e investimit në BE!
Më shumë se tetë në 10 kompani thonë se koha që duhet për të siguruar lejet është një pengesë për të investuar në Europë dhe përshpejtimi i këtij procesi duhet......

Objektivi i OpenAI, 2 miliardë dollarë fitime - Bashkimi me Google dhe Meta për ta bërë realitet brenda një dekade
Vetëm shtatë vjet pasi u themelua, norma vjetore e funksionimit të OpenAI - një masë e të ardhurave të një muaji shumëzuar me 12 - arriti në 2 miliardë dollarë......

Forcohen Dollari, euro dhe Paundi ndërsa Franga zvicerane humbet pikë!
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes pasi ën raport me dje ka regjistruar rritje sërish duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë sipas......

Ata duan gjithçka, ose asgjë - Kinezët e pasur zbulojnë luksin e vërtetë, lëvizshmërinë!
Pas bllokimeve pandemike të vitit 2022, të pasurit e Kinës filluan të kërkojnë lirinë dhe stabilitetin jashtë vendit, të ndjekin udhëtimet jashtë territorit,......

Inflacioni në SHBA, Biden akuzon kompanitë - “Amerikanët janë të lodhur nga tallja që iu bëhet përditë”
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, u bëri thirrje kompanive të ushqimit që të ndalojnë “fenomenin e tkurrjes”, që nënkupton zvogëlimin e paketimeve duke......

Hidrogjeni në Bulqizë, rëndësia e studimit - Studiuesi i AKBN: Përfitimet janë të mëdha, por të ardhurat nga kromi janë 10-fish më shumë
Prania e gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka qenë e njohur edhe më herët, por studimi i ri i kryer nga 8 profesorë shqiptarë dhe të huaj hodhi dritë......