Lulet për Shën Valentin, ende në modë - Importi kulmon gjatë muajve shkurt dhe mars
Lulet prej vitesh janë një ndër zgjedhjet kryesore të dhuratave për ditën e Shën Valentinit, por edhe për dy festat që pasojnë në muajin Mars, pra në data 7 dhe 8 Mars. Përtej perceptimeve tona, lulet në këto ditë festash nuk mund të hiqen si opsion dhurate, pasi shifrat konfirmojnë një trend rritës sa i përket importit të tyre.
“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të shifrave të tregtisë së jashtme për grupin “Pemët dhe bimët, rrënjët, lulet dhe gjethet zbukuruese” për të parë se si ka qenë ecuria e importit dhe cilët muaj kanë kulmuar me vlerën më të lartë.
Sipas shifrave zyrtare nga “Instituti i Statistikave”, të reflektuara në grafik, shohim se që nga viti 2005, muajt në të cilët ka kulmuar importi i luleve janë Shkurti dhe Marsi. Ajo që duket ndër të tjera nga të dhënat është importi i luleve ka ardhur në rritje vit pas viti.
Rekordin, lulet e importuara e shënuan në muajin Shkurt të vitit 2022, që nga Janari i vitit 2005 për të cilin INSTAT disponon të dhënat e fundit, duke u rritur me rreth 48% me bazë vjetore. Në këtë muaj vlera e importit arriti në afërsisht 175 milionë lekë.
Nëse do të flsinim vetëm për vitin 2023, në total vlera e importit për grupin “Pemët dhe bimët, rrënjët, lulet dhe gjethet zbukuruese” arriti në rreth 1.1 miliardë lekë. Po të shohim muajt që kanë patur vlerën më të lartë të importit përgjatë vitit 2023, dalim në përfudimin se tre muajt që kryesojnë janë muaji Mars, Shkurt dhe Tetor. Edhe për vitin 2023 peshën kryesore të importit të luleve e kryeson Holanda, e ndjekur nga Italia, Ekuadori dhe Spanja.
Ndryshe nga lulet natyrale, ato artificiale kanë pasur tendencë rritëse kryesisht përgjatë muajve të verës, referuar shifrave nga “Instituti i Statistikave”. Theksojmë se sipas të dhënave të INSTAT ky kapitull nuk është i ndarë prandaj shifrat e importit të luleve nuk janë të zhveshura nga bimët e tjera apo rrënjët.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Gjermania, në kolaps ekonomik - Analistët parashikojnë një situatë dhe më të zymtë
‘Gjendja emocionale’ për sa i përket ekonomisë në Gjermani nuk ka qenë kurrë më e errët. Një komnfirmim ky që vjen nga instituti ekonomik në vend IFO. Indeksi......

Britanikët përballen me mungesën e çajit - Ndërprerja e rrugëve tregtare rrezikon pijen tradicionale
Blerësit në Britani mund të përballen me mungesë të furnizimeve të çajit në disa dyqane për shkak të ndërprerjeve në rrugët tregtare dhe vonesave. Gjigandi i......

Kompensimi i pronave, pritet rifillimi i procesit - Gjykata Kushtetuese “rrëzon” ankesën e Komunitetit Mysliman
Një muaj pasi shqyrtoi ankesat e Komunitetit Mysliman për disa nene dhe pika të ligjit “Për trajtimin e pronave dhe përfundimin e proceseve kalimtare të......

Shqiptarët blejnë më shumë verë nga jashtë - Rritet importi në Janar edhe për karburantet, kafenë dhe cigaren
Ndonëse janari konsiderohet si muaji i “detoksit” pas festave të fundvitit, të dhënat zyrtare nuk tregojnë të njëjtën gjë. Kërkesa dhe importi i verës së huaj......

Dollari amerikan fiton sërish pikë – Dobësohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë në mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 96.3 lekë dhe duke u shitur me 97.5 lekë sipas kursit......

Si krahasohen europianët globalisht për angazhimin e punonjësve në punë?
Sipas një raporti të kohëve të fundit, shumica e punonjësve në nivel global janë ose rreth 59 % nuk janë të angazhuar në punën e tyre, 18 % janë të shkëputur......

Inflacioni zviceran bie në nivele të ulëta rekord që nga tetori 2021!
Në Zvicër, inflacioni u ul papritur në janar, duke i hapur potencialisht rrugën Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) për të ulur normat muajin e......

Teknologjia, shkurton kohën për në BE - Rama dhe Blair, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes në Dubai
Teknologjia do të përdoret nga qeveria shqiptare si një mjet për t’u anëtarësuar më shpejt në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama së bashku ish......