Marrëveshja e pensioneve me Italinë, afatet e zbatimit - Zv.ministrja e Ekonomisë: Si do aplikohet. Në rrugë të mbarë procesi edhe me Greqinë

Pas vitesh të tëra përpjekje, Shqipëria ka arritur që të finalizojë marrëveshjen me Italinë për njohjen reciproke të periudhave kontributive, për efekt pensioni. Në një intervistë dhënë për emisionin “Box to Box”, zv.ministrja e Ekonomisë, njëherazi kryenegociatorja e grupit të punës, Olta Manjani dha detaje mbi mënyrën, sesi do të funksionojë skema.
Sipas Manjanit, pas ratifikimit të marrëveshjes në dy parlamentet respektive, një procedurë kjo që mund të marrë edhe disa muaj të tjerë kohë, qytetarët të cilët janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali. Do të jetë pikërisht ky institucion, që do të koordinojë punën me Institutin e Sigurimeve në Shqipëri. Për këtë praktikë, thotë zv.ministrja qytetarët nuk do të kenë asnjë kosto.
Marrëveshja parashikon unifikim të periudhave kontributive për efekt pensioni. Thënë kështu, për një emigrantë që ka 12 vite pune në Itali dhe 13 vite pune në Shqipëri do të përfitojë pension në të dyja vendet, për vitet e punës që ka.
Ç’ka do të thotë se do të marrë pension pleqërie në Shqipëri për 13 vite dhe në Itali për 12 vite. Të fituar dalin ata të cilët e kanë mbushur më herët moshën e daljes në pension, pasi për vitet e punës që kanë do të marrin një përfitim shtesë mujor.
Por kjo, sqaroi Manjani nuk nënkupton rillogaritje të pensionit. E pyetur mbi ecurinë e procesit për njohjen e pensioneve me Greqinë, zv.ministrja bëri me dije se është zhvilluar takimi i dytë mes grupeve negociatore.
Aktualisht Shqipëria ka finalizuar marrveshje në fushën e Sigurimeve Shoqërore me 16 shtete, përfshirë këtu Gjermaninë, Austrinë dhe Kanadanë.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Pse Jeff Bezos shiti 3.7 miliardë euro të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar?!
Pse Jeff Bezos mund të ketë zgjedhur të shesë 3.7 miliardë euro (4 miliardë dollarë) të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar? Themeluesi i Amazon,......

Tregtimi i energjisë në bursën Alpex - Nga nisja e operimit janë tregtuar rreth 900 mijë mWh, çmimi mesatar 99.94 euro/ mWh
Rreth 900 mijë mWh energji janë tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë lektrike ALPEX, që nga nisja e operimeve në prill të vitit të kaluar. Sipas të......

Sa na "vjedh" dashuria nga paga? - Kostot për Shën Valentin marrin mesatarisht 40% të rrogës mujore
A kushton dashuria? Teorikisht thonë se dashuria nuk kushton asgjë, por praktikisht llogaritë tregojnë të kundërtën. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e......

Biznesi i “artë” i Shën Valentinit - Oferta deri në 70% ulje për të nxitur shitjet
14 Shkurti, njohur ndryshe si dita e të dashuruarve festohet edhe në Shqipëri, duke nxitur ndjeshëm shitjet për shkak se tradicionalisht partnerët bëjnë......

Gati mbështetja e granteve për idetë novatore - Nga vetëdeklarimi deri te pasaporta e start up-eve, cilat janë kriteret?
Është botuar në fletoren zyrtare vendimi ku janë përcaktuar kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojnë start up-et. Në kriteret e përgjithshme për përfitimin......

Në vitin 2026, Dubai me taksi ajrore - Mënyra e duhur për të shmangur trafikun
Jeni lodhur nga bllokimi në trafik? Epo, taksitë e reja ajrore të Dubait së shpejti do të ofrojnë një mënyrë për ta kapërcyer atë. Një marrëveshje u arrit të......

Lojërat Olimpike në Paris rrisin çmimet - Biletat janë pothuajse të shitura. Ato që mbeten kushtojnë 2700 euro!
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris premton të jetë spektakolare: në ujërat e Siquan, një linjë maunesh do të transportojë rreth 10.000......

Gjetja e “gjysmës” tjetër, sa e dobishme financiarisht? - Qytetet më romantike dhe indeksi i kostos së dashurisë
Dita e Shën Valentinit vjen me dhuratat, surprizat, vaktet romantike dhe takimet me partnerin. Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë parashikon që një......