“Rafineri me kapacitet 5 mln ton në vit” - Shehu: Nafta e Shpiragut, përfitim i madh ekonomik

“Shqipëria ka rezervë nafte 500 milionë ton dhe 500 milionë metër kub gaz, ndërkohë që duhet të ngrihet një rafineri me kapacitet 5 milionë ton në vit”. Kështu ka thënë inxhinieri i naftës, profesor doktor Fatmir Shehu në një intervistë për SCAN TV. Sipas tij, industria e hidrokarbureve duhet të mbështetet financiarisht, ndërsa ka vlerësuar Shpiragun për përfitimin ekonomik që do t’i sjellë vendit.
“Të ngrihet një rafineri jo më pak se 5 mln tonë në vit siç bën Greqia, Italia dhe vende të tjera. Ato marrin naftë bruto dhe e përpunojnë, ndaj dhe Shqipëria duhet të ndjekë këtë politikë. Ne kemi rezerva të mëdha nafte e gazi”- thekson inxhinieri Fatmir Shehu.
Shqipëria është një zonë naftë-gazmbajtëse ndaj shteti sipas inxhinierit Shehu, duhet të vijojë investimet për shfrytëzimin e kësaj pasurie.
“Nafta ka fuqi ekonomike, të merr para në fillim, por ta kthen shumëfish. Shteti duhet të shtojë mbështetjen ndaj kësaj pasurie. N.q.s Shpiragun do ta kishin në atë kohë, brenda 3 viteve apo 4 maksimumi do ta kishim vënë në shfrytëzim. Është gabim i madh që është lënë në harresë për 20 vjet”- ka shtuar më tej Shehu.
Inxhinieri Fatmir Shehu me një eksperiencë mbi 40-vjeçare në këtë fushë, ka thënë se ka patur zbulime interesante dhe se Shpiragu nuk ishte surprizë. Ai vlerëson edhe zbulimin në Cakran që e cilëson një vendburim kolosal, ndërkohë sipas tij vendi ka energji termale të pashfrytëzuar.
Alida Lula / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Nis rehabilitimi i nënstacionit elektrik të Pogradecit, Balluku: Plan investimesh në të gjitha qytetet turistike!
Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. Nënstacioni aktual është ndërtuar në vitin 1968, ndërsa i gjithë......

Mbi 1 mijë vende të lira pune në administratë - Këshilli i Ministrave ka miratuar planin vjetor të pranimit në DAP
“Është miratuar plani vjetor I pranimit për vitin 2024 në institucionet e administratës shtetërore si pjesë e shërbimit civil. Departamenti I Administratës......

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, afatet e zbatimit - Zv.ministrja e Ekonomisë: Si do aplikohet. Në rrugë të mbarë procesi edhe me Greqinë
Pas vitesh të tëra përpjekje, Shqipëria ka arritur që të finalizojë marrëveshjen me Italinë për njohjen reciproke të periudhave kontributive, për efekt......

Pse Jeff Bezos shiti 3.7 miliardë euro të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar?!
Pse Jeff Bezos mund të ketë zgjedhur të shesë 3.7 miliardë euro (4 miliardë dollarë) të aksioneve të tij në Amazon gjatë javës së kaluar? Themeluesi i Amazon,......

Tregtimi i energjisë në bursën Alpex - Nga nisja e operimit janë tregtuar rreth 900 mijë mWh, çmimi mesatar 99.94 euro/ mWh
Rreth 900 mijë mWh energji janë tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë lektrike ALPEX, që nga nisja e operimeve në prill të vitit të kaluar. Sipas të......

Sa na "vjedh" dashuria nga paga? - Kostot për Shën Valentin marrin mesatarisht 40% të rrogës mujore
A kushton dashuria? Teorikisht thonë se dashuria nuk kushton asgjë, por praktikisht llogaritë tregojnë të kundërtën. Duke marrë shkas nga 14 shkurti, Dita e......

Biznesi i “artë” i Shën Valentinit - Oferta deri në 70% ulje për të nxitur shitjet
14 Shkurti, njohur ndryshe si dita e të dashuruarve festohet edhe në Shqipëri, duke nxitur ndjeshëm shitjet për shkak se tradicionalisht partnerët bëjnë......

Gati mbështetja e granteve për idetë novatore - Nga vetëdeklarimi deri te pasaporta e start up-eve, cilat janë kriteret?
Është botuar në fletoren zyrtare vendimi ku janë përcaktuar kriteret dhe kërkesat që duhet të plotësojnë start up-et. Në kriteret e përgjithshme për përfitimin......