Europa Postuar më 15 Shkurt 2024, 11:16

Gara për hapësirën - Turqia lë pas Greqinë

Nga SCAN TV
Gara për hapësirën - Turqia lë pas Greqinë

Në garën aktuale hapësinore duket se Turqia ka bërë hapa përpara përballë Greqisë. Astronauti i parë turk është rikthyer në Tokë, duke bërë që Athina të rrisë ndjeshëm vigjilencën e saj për atë që e konsideron si një qasje politike të Ankarasë

Greqia premton se brenda dy vitesh vendi do të ketë sisteme vëzhgimi të Tokës. Duke qenë se astronauti i parë turk Alper Gezeravci u rikthye të shtunën në Tokë, gjë që mori shumë publicitet në shtetin fqinj me vetë presidentin Erdogan që e takoi astronautin dhe e përgëzoi, çështja e vendndodhjes së dy vendeve Greqisë dhe Turqisë në garën hapësinore është sërish në vëmendje. Dhe nëse pas aderimit të Greqisë në “Marrëveshjet e Artemidës” mund të flitet për një “garë” të dy vendeve edhe në Hapësirë.

Sipas ekspertëve grekë Athina ka disa angazhime apo detyrime për të kontribuar në disa sisteme teknologjikisht sepse “Marrëveshjet e Artemidës” janë në radhë të parë marrëveshje politike. Sipas tyre në thelb është një marrëveshje e ‘praktikave të mira’ që rregullojnë eksplorimin e Hapësirës. Marrëveshja e OKB-së për përdorimin paqësor të hapësirës është përditësuar që nga viti 1967 dhe nuk ka asnjë marrëveshje për zgjerimin e saj nga të gjitha shtetet.

“Marrëveshjet e Artemidës” për shembull parashikojnë që duhet të ketë informacion të ndërsjellë të shteteve që veprojnë në Hënë. Qëllimi është të zvogëlohet çdo rrezik që mund të shfaqet në biznes në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e pranisë njerëzore në Hënë. Emri i Marrëveshjes i referohet emrit që NASA i ka dhënë misionit për t'u kthyer në Hënë dhe është një vazhdim i programit ‘Apollo’ që e çoi njeriun në hënë në vitet '60 dhe '70.

Athina sqaron se fluturimi i astronautit turk është i njohur prej muajsh sepse ka një interesim të deklaruar të presidentit turk për hapësirën dhe është vënë re aktiviteti i vendit fqinj në çështjet hapësinore vitet e fundit.

Prandaj sipas palës greke ky ishte rezultat i një vendim politik i liderit të vendit, diçka që duhet marrë seriozisht në të gjitha nivelet. Të paktën në nivelin e përdorimit të instrumenteve satelitore për mbledhjen e informacionit të vëzhgimit të tokës është marrë vendimi. Ka një vendim të qeverisë greke për të marrë një sistem kombëtar të vëzhgimit të Tokës dhe është në fazën e zbatimit. Greqia ende nuk ka dërguar një astronaut në hapësirë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Shkurt

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan nga forcimi që ka patur që në fillim të kësaj jave duket se ka ndryshuar krah këtë mëngjes duke u dobësuar disi teksa është blerë sot me 96.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat