Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2024, 12:15

Blinken mbërrin në Tiranë - Pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

Nga SCAN TV
Blinken mbërrin në Tiranë - Pritet nga ministri

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Blinken është pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe i deleguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të publikiuar në faqen zyrtare ministri i Jashtëm Igli Hasani është shprehur:

“Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të kahershëm, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.

I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.”

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri  nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës.

SCAN

Europa 15 Shkurt

Gara për hapësirën - Turqia lë pas Greqinë

Në garën aktuale hapësinore duket se Turqia ka bërë hapa përpara përballë Greqisë. Astronauti i parë turk është rikthyer në Tokë, duke bërë që Athina të rrisë......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......