Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2024, 12:10

Sekretari amerikan i shtetit Blinken, mbërrin në Tiranë - Bulevardi vishet me flamuj të SHBA, masa të rrepta sigurie!

Nga SCAN TV
Sekretari amerikan i shtetit Blinken, mbërrin në Tiranë -

Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke bllokuar kalimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që në afërsi të kryeministrisë është vendosur një skaner për kontrollin e personave që do të kalojnë këtë perimetër sigurie.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i cili viziton për herë të parë vendin tonë, ka prekur tokën shqiptare në orën 11:00.

Gjatë vizitës së tij,  pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Referuar axhendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Në 33 vjet demokraci, Shqipëria ka pritur një President Amerikan dhe 5 Sekretarë Shtetit. Për të gjitha vizitat, ka pasur nga një arsye specifike. I pari zyrtar kaq i lartë i SHBA-ve, që preku tokën tonë ishte James Baker në vitin 1991 ndërsa vizita e fundit ishte e e Jonhn Kerry në vitin 2016.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Europa 15 Shkurt

Gara për hapësirën - Turqia lë pas Greqinë

Në garën aktuale hapësinore duket se Turqia ka bërë hapa përpara përballë Greqisë. Astronauti i parë turk është rikthyer në Tokë, duke bërë që Athina të rrisë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat