Rritet kërkesa e bizneseve për kredi - Normat e larta të interesit “nuk frenojnë” sektorin privat

Pas analizës së kredisë së shpërndarë për individët ‘Scan Intel’ ka vijuar me analizën e të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë përsa i përket kreditimit të sektorit privat. Këto të dhëna i referohen tremujorit të katërt të vitit 2023. Sipas raportit të politikës monetare konstatojmë se kërkesa për kredi nga sektori privat shfaqi përmirësim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 8.7% krahasuar me një tremujor më parë. Kjo ecuri ka zgjeruar portofolin e kredisë me rreth 28 miliardë lekë.
Shifrat tregojnë se kërkesa për kredi e bizneseve u raportua e lartë në të gjitha kategoritë e biznesit dhe në të gjitha llojet e përdorimit të kredisë. Në tremujorin e katërt të vitit 2023, spikati veçanërisht kredia e dhënë për bizneset e vogla e të mesme të cilat shënuan edhe balancat më të larta pozitive të 18 muajve të fundit.
Bizneset janë të prirur të marrin kredi në monedhën vendase ose atë europiane, por si kanë ndryshuar normat e interesit për këto kategori kredish dhe cilat bizneset fituan e cilat humbën nga luhatjet e kursit të këmbimit?
Kredia e re në lekë për biznesin pati një normë interesi mesatare prej 6.5% në tremujorin e katërt të vitit 2023. Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të po këtij viti kreditë me madhësi mesatare që variojnë nga 35 deri në 140 milionë lekë patën një rritje të lehtë të normës së interesit, ndërkohë që normat e interesit për kreditë e vogla dhe ato të mëdha nuk kanë pësuar ndryshime thelbësore në këtë periudhë. Krahas kredisë në lekë edhe kredia në euro që i është dhënë bizneseve gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar ka shënuar një rritje normave të interesit nga 6.4% në 6.8%. Kryesisht kjo rritje është reflektuar në kategorinë e kredive të mesme dhe të mëdha, shuma e të cilave është mbi 250 mijë euro.
Në përfundim të analizës konkludojmë se zgjerimi i kredisë për sektorin privat është ndikuar nga përmirësimi i rritjes së kredisë në lekë dhe nga rritja e fortë e kredisë për biznese. Duhet theksuar se tremujori i fundit i vitit 2023 konfirmon një rritje të kërkesës për kredi për shkak të shkallës së lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe nivelet e larta të besimit si dhe sektori privat nuk është frenuar as nga normat e larta të interesit as nga niveli i lartë i likuiditeteve të bizneseve. Me rritjen e kërkesës për kredi reagimi i bankave ka qenë i menjëhershëm duke paraqitur për bizneset një ofertë të shtuar për të përmbushur kështu nevojat e financimit të tyre.
SCAN
Sondazh

Në çfarë vlere janë shkëmbimet tregtare me SHBA-në? - Importojmë masivisht mjete transporti, shesim gizë dhe çelik
Pavarësisht largësisë, shkëmbimet tregtare midis shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë janë në nivele të konsiderueshme. Të dhënat zyrtare nga......

Senati italian miraton marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët Votat pro ishin 92, kundër 61 dhe asnjë abstenim
Është miratuar në mënyrë përfundimtare marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për pritjen e emigrantëve në territorin e vendit tonë. Dhoma e Senatit votoi pro......

Blinken mbërrin në Tiranë - Pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Blinken është pritur nga ministri......

Plani i ri i rritjes ekonomike për Ballkanin - Rama në Bruksel: Hapi i parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Plani i ri i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”. Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel,......

Sekretari amerikan i shtetit Blinken, mbërrin në Tiranë - Bulevardi vishet me flamuj të SHBA, masa të rrepta sigurie!
Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke bllokuar kalimin në bulevardin “Dëshmorët......

Një shqiptar konsumon 2.4 herë më pak se një Italian - Indeksi i konsumit individual, jemi të fundit në rajon dhe Europë
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2022, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Vitin......

Treni më i ngadaltë në Europë - Sa shpejt lëviz dhe itenerari që ndjek
Treni më i ngadaltë në Europë ndodhet në Zvicër. Glacier Express lëviz me një shpejtësi mesatare prej 36 kilometrash në orë. Ai kalon 291 ura dhe kalon nëpër......

Rikthimi i madh i Mario Draghi - Objektivi: Rritja e konkurencës, tranzicioni i gjelbër dhe teknologjitë e reja
Ai i Mario Draghit në Bashkimin Europian konsiderohet si një rikthim i madh. Roli i tij do të përqendrohet në rritjen e konkurencës, kalimin në ekonominë e......