Senati italian miraton marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët Votat pro ishin 92, kundër 61 dhe asnjë abstenim

Është miratuar në mënyrë përfundimtare marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për pritjen e emigrantëve në territorin e vendit tonë. Dhoma e Senatit votoi pro projektligjit që ratifikon marrëveshjen mes kryeministrave Rama dhe Meloni.
Teksti parashikon hapjen e dy qendrave pritjeje për riatdhesimet në territorin shqiptar, për të pritur 3 mijë emigrantë. Marrëveshja mblodhi 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Duartrokitje pasuan nga rradhët e mazhorancës.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët ‘nuk bie ndesh me qëndrimin e BE-së për imigracionin. Përkundrazi, ajo që ne bëjmë me Italinë është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar’, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama mëngjesin e sotëm në Bruksel. Ai shtoi se dështimi i të ashtuquajturës rishpërndarje nuk e dëmton atë që po bën Shqipëria.
Marrëveshja parashikon që emigrantët që nisen për në Itali, të hyjnë në Shqipëri përmes portit të Shëngjinit dhe të trajtohen në një kamp në Gjadër të Lezhës.
Kostot financiare do t’i përballojë Italia, dhe emigrantët do të rrinë aty vetëm sa të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.
Në rast refuzimi, sipas marrëveshjes, Italia i largon ata nga Shqipëria.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Blinken mbërrin në Tiranë - Pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Blinken është pritur nga ministri......

Plani i ri i rritjes ekonomike për Ballkanin - Rama në Bruksel: Hapi i parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Plani i ri i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”. Në ditën e dytë të vizitës në Bruksel,......

Sekretari amerikan i shtetit Blinken, mbërrin në Tiranë - Bulevardi vishet me flamuj të SHBA, masa të rrepta sigurie!
Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke bllokuar kalimin në bulevardin “Dëshmorët......

Një shqiptar konsumon 2.4 herë më pak se një Italian - Indeksi i konsumit individual, jemi të fundit në rajon dhe Europë
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2022, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Vitin......

Treni më i ngadaltë në Europë - Sa shpejt lëviz dhe itenerari që ndjek
Treni më i ngadaltë në Europë ndodhet në Zvicër. Glacier Express lëviz me një shpejtësi mesatare prej 36 kilometrash në orë. Ai kalon 291 ura dhe kalon nëpër......

Rikthimi i madh i Mario Draghi - Objektivi: Rritja e konkurencës, tranzicioni i gjelbër dhe teknologjitë e reja
Ai i Mario Draghit në Bashkimin Europian konsiderohet si një rikthim i madh. Roli i tij do të përqendrohet në rritjen e konkurencës, kalimin në ekonominë e......

Kina po kthehet në kantierin detar të botës - Vendi aktualisht përbën më shumë se gjysmën e prodhimit global
Pas rolit të pakundërshtueshëm si ‘fabrika e botës’ prej dekadash, tashmë Kina po kthehet në kantierin e botës. Vendi ka marrë rolin e liderit mbi industrinë......

Japonia shet bonot e para klimatike - Mbahet ankandi i parë në botë i këtij lloji
Në Japoni është mbajtur ankandi i parë në botë i bonove të tranzicionit klimatik. Qeveria planifikon të emetojë një total prej 133 miliardë dollarësh gjatë 10......