Rrjet ujitës me pus në 4 zona të Tiranës - Hapen procedurat e studimit, masa për te përballuar thatësirën

Referuar nevojave emergjente për ujitje të bimësisë në Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, institucion në varësinë e Bashkisë së Tiranës ka hapur tenderin për realizimin e një studim- projektimi për rrjetin ujitës me pus. Qëllimi i projektit është që të gjendet vendi më i përshtatshëm për hapjen e pusit si dhe të projektohet që të mund të përballojë me ujitje zonën përreth.
Projekti synohet të zgjidhë lidhjen dhe përcjelljen në një tubacion kryesor shpërndarës. Sipas dokumenteve të tenderit me vlerë 1 milionë lekë i cili mbyllet më 20 qershor, studimi e projektimi duhet të marrë parasysh që prurja e ujit nga pusi të jetë jo më pak se 5 litra/sek.
Dokumenti përcakton termat e referencës për ndërtimin e rrjeti ujitës me pus në katër zona te lumit te Tiranës, ky parashikohet të ndërtohen 4 puse për ujitje dhe përmbushje të nevojave të bimësisë, në zonën e njësisë administrative nr. 4 ; në njësinë administrative Nr.9; në njësinë administrative nr.11 dhe në njësinë administrative nr.8.
Tenderi përmban hartimin e një plani të detajuar për rrjetin kryesor të vaditjes që përfshin vendndodhjen e tubacioneve, lidhjet me puset dhe zonat e vaditjes, përdorimin e materialeve cilësore dhe të qëndrueshme për tubacionet dhe pajisjet e vaditjes si dhe instalimin e tubacionit kryesor dhe shpërndarja e ujit nëpërmjet valvulave dhe sistemit të shpërndarjes së ujit.
Kosto totale e ndërhyrjes do të përcaktohet nga preventivi përfundimtar i objektit, që do të përgatitet bazuar në projektin e zbatimit, specifikimeve teknike duke marrë parasysh edhe kërkesat e veçanta të Investitorit në lidhje me standardet e pranuara. Është parashikuar qe fondi limit i punimeve te zbatimit mos ta kalojë 13,3 milionë lekë pa tvsh.
Referuar dokumentit, pa një sistem vaditës të qëndrueshëm, bimësia rrezikon të thahet, veçanërisht gjatë muajve të verës kur temperaturat janë të larta dhe reshjet janë të pakta. Mungesa e ujitjes mund të çojë në dobësimin e strukturës së tokës dhe rritjen e rrezikut për rrëshqitje të dherave. Për këtë arsye vlerësohet si domosdoshmëri kjo ndërhyrje, për ruajtjen e gjelbërimit në kryeqytet.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pse koalicioni i Olaf Scholz pësoi një goditje në zgjedhjet e mbrëmshme?
Qeveria e koalicionit qeverisës të Gjermanisë pësoi një goditje në zgjedhjet e mbrëmshme, me partinë socialdemokrate SPD të kancelares gjermane që u rendit në......

Sa përdoret telefoni fiks në Shqipëri? - Rreth 634 mijë pajtimtarë me akses broadband në internet nga rrjete fikse
Rreth 171 mijë pajtimtarë përdorën linjën e telefonisë fikse në tremujorin e parë 2024. Referuar të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe......

Cila është natyra e bizneseve që hapen në Shqipëri? - Nga IT te ndërtimi, sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës
Regjistrimi i biznesevë është në trend rënës në Shqipëri. Sipas ekonomistëve, bizneset me 1-4 punonjës janë shtuar më shumë. Ndërtimi dhe IT janë sipërmarrjet......

Shqipëria, destinacioni "kampion" për netë qëndrimet - Renditemi vendi i parë në Europë me rritjen më të lartë në tre muajt e parë të vitit
Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 563 mijë nëtë qëndrime, përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të......

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, Berati e Elbasani. Në fund të listës renditet Fieri, me 2%
Mbi 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Elbasan dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Rritet numri i kompanive në shërbime financiare dhe sigurime - Analiza/ Si ka ndryshuar numri i bizneseve në 5 vitet e fundit
Në 5 vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është rritur ndjeshëm. Nga 1.297 ndërmarrje që......

Kujdes me paratë në pikat kufitare! - Nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni
Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit......

9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth......