Kujdes me paratë në pikat kufitare! - Nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni

Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit shqiptar, të gjithë ata që kanë me vetë mbi 10 mijë euro, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në pikën kufitare
Nisja e sezonit veror shoqërohet me një fluks të lartë të lëvizjeve nëpër pikat kufitare të vendit e jo në pak raste, edhe më lëvizje të shumta parash. Kjo ka bërë që në vitet e fundit, Policia Kufitare të forcojë kontrollet, sidomos sa i përket tentativave për të futur para të padeklaruara.
Referuar njoftimit zyrtar të policisë, Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Next” ku kanë sekuestruar 35 mijë e 755 euro të padeklaruara. Në pranga janë vënë 4 shtetas, 2 prej të cilëve ishin drejtues të autobusit ku ishin fshehur paratë.
Referuar ligjit shqiptar, të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.
Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.
SCAN
Sondazh

9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth......

Këshilli Botëror i Arit paralajmëron: Metali po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t'u gjetur!
Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t'u gjetur,......

"Bast i madh politik": Macron bën thirrje për zgjedhje të parakohshme! 'Le Pen mund të fitojë lehtësisht'
Vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas një rritjeje për rivalët e tij të ekstremit të djathtë është......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? - Euro zbret nën 100 lekë!
Monedha europiane e ka nisur edhe këtë javë në rënie pasi vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 99.8 lekë dhe duke u shitur me 100.6 lekë sipas kursit të......

Projekti: Fotovoltaikë në varreza! - Valencia kthen varrezat në termocentral urban diellor
Instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Është kjo ideja e këshillit bashkiak të Valencias, duke shfrytëzuar faktin se në qytetin spanjoll regjistrohen plot......

35 vjeçarët në Europë jetojnë ende me prindërit Strehimi mbetet pengesa kryesore për pavarësi
Një pjesë e madhe e 35 vjeçarëve në Europë jetojnë ende me prindërit e tyre. Një në pesë të rritur të moshës 30 deri në 34 vjeç, dhe veçanërisht në vendet e......

Alarmi i falimentimit në Gjermani - 2023, çdo tre minuta u mbyll një biznes në vend
Mediat gjermane raportojnë për sinjale të frikshme nga industritë më të rëndësishme në vend. Sipas tyre sektori është një një situatë alarmuese. Të dhënat e......

Zgjedhjet në Europë, çfarë ndodhi? - Zgjedhje të parakohshme dhe ‘dobësime’ kryeministrash
Zgjedhjet europiane të 8 – 9 qershorit u transformuan në një tërmet për qeveritë e Francës dhe Gjermanisë. Avancimi i të djathtës parashikohet të ketë pasoja......