9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth 9.34 miliardë lekë.
Rreth 9.34 miliardë lekë, pa TVSH do të kushtojë ndërtimi i 4 loteve të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmbylli fazën e shpalljes së kompanive fituese për lotet V, VI, VII dhe VIII, që përfshijnë 14 km rrugë, teksa fondi limit i vënë në dispozicion ishte rreth 10 mld lekë, pa TVSH. Punimet në këto segmente do të kryhen nga kompanitë: Gjoka Konstruksion, Alb - Star, A.N.K. dhe Fusha.
Sipas hartave treguese në dokumentet e tenderit, faza VIII përfshin ndërtimin e rrugës deri pas qytetit të Prrenjasit, ku do të bëhet dhe shmangia e kalimit nga pika doganore e Qafë – Thanës. Autoritetet kanë bërë me dije se është arritur dakordësia me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km.
Por, praktikisht shpallja e fiituesve për 4 faza sugjeron se tashmë në të gjithë aksin nga Elbasani deri në Prrenjas do të ndërhyhet për ndërtimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.
Gjithsesi 4 lotet e parë janë në fazë më të avacuar, teksa njëri prej tyre u hap pak ditë më parë për qarkullimin e automjeteve. Ndërkaq, ndërhyrje parashikohen edhe në pjesën tjetër të këtij korridori, nga Rrogozhina deri në Elbasan, por aktualisht për këtë segment është duke u hartuar projekti e më pas do të duhet t’i nënshtrohet procedurave tenderuese.
Korridori 8 është një nga rrugët më të rëndësishme për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave, duke qenë se lidh portet e Italisë, me ato të Bullgarisë, duke kaluar përmes Shqipërisë dhe Mqedonisë së Veriut.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Këshilli Botëror i Arit paralajmëron: Metali po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t'u gjetur!
Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t'u gjetur,......

"Bast i madh politik": Macron bën thirrje për zgjedhje të parakohshme! 'Le Pen mund të fitojë lehtësisht'
Vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas një rritjeje për rivalët e tij të ekstremit të djathtë është......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? - Euro zbret nën 100 lekë!
Monedha europiane e ka nisur edhe këtë javë në rënie pasi vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 99.8 lekë dhe duke u shitur me 100.6 lekë sipas kursit të......

Projekti: Fotovoltaikë në varreza! - Valencia kthen varrezat në termocentral urban diellor
Instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Është kjo ideja e këshillit bashkiak të Valencias, duke shfrytëzuar faktin se në qytetin spanjoll regjistrohen plot......

35 vjeçarët në Europë jetojnë ende me prindërit Strehimi mbetet pengesa kryesore për pavarësi
Një pjesë e madhe e 35 vjeçarëve në Europë jetojnë ende me prindërit e tyre. Një në pesë të rritur të moshës 30 deri në 34 vjeç, dhe veçanërisht në vendet e......

Alarmi i falimentimit në Gjermani - 2023, çdo tre minuta u mbyll një biznes në vend
Mediat gjermane raportojnë për sinjale të frikshme nga industritë më të rëndësishme në vend. Sipas tyre sektori është një një situatë alarmuese. Të dhënat e......

Zgjedhjet në Europë, çfarë ndodhi? - Zgjedhje të parakohshme dhe ‘dobësime’ kryeministrash
Zgjedhjet europiane të 8 – 9 qershorit u transformuan në një tërmet për qeveritë e Francës dhe Gjermanisë. Avancimi i të djathtës parashikohet të ketë pasoja......

5 pasojat që zgjedhjet mund t’i shkaktojnë ekonomisë së BE - “Goditet” euro, monedha në nivelin më të ulët që nga gushti 2022
Rezultatet e zgjedhjeve në Europë po japin ndikimet e para. Euro është në nivelin më të ulët kundrejt paundit që nga gushti 2022. Por sipas ekspertëve janë......