Europa Postuar më 10 Qershor 2024, 11:43

Zgjedhjet në Europë, çfarë ndodhi? - Zgjedhje të parakohshme dhe ‘dobësime’ kryeministrash

Nga SCAN TV
Zgjedhjet në Europë, çfarë ndodhi? - Zgjedhje të

Zgjedhjet europiane të 8 – 9 qershorit u transformuan në një tërmet për qeveritë e Francës dhe Gjermanisë. Avancimi i të djathtës parashikohet të ketë pasoja të rënda. Dhe pse e parashikuar sitiuata krijon jo pak shqetësime në qeveritë kryesore të BE-së.  

Vota e zhvendosi qendrën politike të gravitetit të Bashkimit Europian në të djathtë, por mbi të gjitha i gjen liderët e Francës dhe Gjermanisë, dy më të mëdhenjtë dhe deri tani të pashmangshëm në çdo dinamikë europiane, të dobët dhe në fund të garës.

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz janë humbësit e vërtetë dhe të mëdhenj të zgjedhjeve. Dy humbje të pritshme dhe të shpallura gjerësisht. Nga të dy, ai në rrezik më të madh të menjëhershëm është presidenti francez, i cili po luan kartën e dëshpërimit të zgjedhjeve të parakohshme, me të cilën ai shpreson të ringjallë një "republikan të përparuar" kundër stërmbushjes së Kuvendit Kombëtar të Le Pen dhe yllit në rritje, Bardella. Tubimi Kombëtar fitoi rreth 33 % të votave dhe 31 vende në Parlamentin e ardhshëm Evropian, më shumë se dyfishi i biletës së Macron prej 15 %.

Në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë zuri vendin e dytë, duke nënvizuar fuqinë e partisë përpara zgjedhjeve federale të vitit të ardhshëm.

Të Gjelbrit e Gjermanisë ishin humbësit më të mëdhenj të dielën, duke rënë me 8.5% në 12 %, të ndëshkuar nga votuesit për koston e politikave për të reduktuar emetimet e CO2, në përputhje me pritjet për partitë mjedisore në të gjithë Europën.

Partia Social Demokratike (SPD) e Scholz-it dhe partneri i tretë i koalicionit, Partia Demokratike e Lirë (FDP) pro-biznesit, parashikohej të fitonin rreth 14 % dhe 5 % të votave, respektivisht, nga 15.8% dhe 5.4%.

Në Austri, Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë fitoi gati 26%, Partia Popullore konservatore në pushtet (OeVP) mori më shumë se 24% të votave, e ndjekur nga Social Demokratët me rreth 23 % dhe të Gjelbërit me gati 11%.

Partia e ekstremit të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet europiane në Itali me 28% të votave. E djathta ekstreme gjithashtu performoi mirë në Holandë, me Partinë kundër imigracionit për Lirinë e Geert Uilders që parashikohet të fitojë gjashtë vende, vetëm dy vende më pak se totali i marrë nga partitë e qendrës së majtë dhe të gjelbër.

Në Hungari, nacionalisti Fidesz i kryeministrit Viktor Orban fitoi më shumë vota, por humbi terren të rëndësishëm në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës. Ndërsa partitë kryesore mbanin kontrollin e Parlamentit Europian prej 705 anëtarësh të dielën, blloku 27 anëtarësh kaloi në të djathtë në një shenjë të qëndrueshmërisë së ndjenjës anti-establishment në kontinent.

Partitë e majta dhe ato të gjelbra performuan më mirë, me partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste në Suedi, Danimarkë dhe Finlandë që kanë shënuar rënie të votave. Partia Popullore Evropiane (EPP) ishte në rrugën e duhur për të qenë grupimi më i madh me 189 deputetë të parashikuar, të përforcuar nga fitoret e qendrës së djathtë në Spanjë dhe Poloni, e ndjekur nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve e qendrës së majtë me 135 vende.

Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, i cili përfshin Vëllezërit e Italisë, parashikohej të fitonte 72 vende, i ndjekur nga ekstremi i djathtë Identiteti dhe Demokracia me 58. Partitë e gjelbra dhe liberale, pro-europiane pësuan humbjet më të mëdha.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat