“40% më shumë rezervime në Shëngjin” - Kumbaro: Vëmendje infrastrukturës dhe pastërtisë në plazhe

Me nisjen e sezonit turistik bregdetar, Mirela Kumbaro, ishte në Shëngjin për të mbikqyrur infrastrukturën dhe pastërtinë e plazhit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, u shpreh se këtu ka pasur një numër shumë të lartë rezervimesh krahasuar me vitin e shkuar, tendencë kjo që po ecën paralel me hyrjet në kufi dhe fluturimet në Rinas.
“Operatorët e lirë na thanë se janë 40% më shumë rezervime se viti i kaluar. Të njëjtat shifra kemi edhe nga hyrjet në kufi, të njëjtat shifra kemi edhe nga flutrurimet në Rinas, që do të thotë, në mënyrë proporcionale, ky plus 40% na konfirmohet në të gjitha drejtimet, prandaj do ta kemi më të madhe sfidën.”
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se në Shëngjin ka pasur një rritje të madhe të shitjes së apartamenteve, sidomos për të huajt.
“Për një vit e gjysëm janë shitur 400 apartamente te të huajt dhe 900 te shqiptarët e Kosovës, pra 1200 në total vetëm në Shëngjin. Statistikat janë marrë zyrtarisht nga zyrat e noterisë që kanë bërë kontratat e shitjes. Ka polakë, cekë, italianë, gjermanë, anglezë, francezë, izraelitë, pra nga e gjithë bota.”
Kumbaro bëri thirrje që të merren masa për vendosjen e hartave turistike në hyrjet dhe rrugët ndërqytetase, si dhe tabela për menaxhimin e mbetjeve. Shqipëria priti rreth 10.1 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit të shkuar, ndërkohë që për këtë vit parashikimet janë për rreth 14 milionë.
Ledina Elezi/SCAN

Furnizimi me energji elektrike për sektorët e turizmit Balluku: Kemi koordinim të mirë, vigjilencë për luftën kundër informalitetit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka prezantuar një plan masash përsa i përket furnizimit të energjisë elektrike për sezonin veror. Ministrja Balluku......

Kërcënimi bërthamor rus po e humb fuqinë - Perëndimi po e intensifikon mbështetjen për Ukrainën në fushëbetejë
Rusia, edhe një herë tjetër po përdor retorikën e armëve të saj bërthamore. Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin paralajmëroi vendet e NATO-s që të mos......

60 milion ton CO2 kosto mjedisore: Çfarë do të duhet për të rindërtuar Gazën?!
Rindërtimi i Gazës pas bombardimeve të Izraelit do të ketë një kosto mjedisore prej 60 milionë tonë ekuivalent CO2, sipas një studimi të ri. Sulmi i......

Një tjetër qytet italian po shet shtëpi me çmime që fillojnë nga 3 dollarë. Detajet!
Qytetet italiane kanë tentuar të gjitha mënyrat për të joshur banorët e rinj vitet e fundit, me disa skema të shtëpive prej një euro që kanë nisur në të gjithë......

Eurozona regjistron rritje ekonomike – Arsyeja, shpenzimet familjare!
Eurostat raportoi gjithashtu të premten se BE-ja pa një rritje prej 0.3% në produktin e saj të brendshëm bruto (PBB) tremujor në tremujor. Ndërkohë, krahasuar......

2.87 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës - Ofertat fituese në tenderë, 0.46 mld lekë më pak se fondi limit në dispozicion
Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë, do të kushtojë rreth 2.87 mld lekë, pa TVSH apo 0.46 mld lekë më pak se fondi limit i vënë në......

Bilanc i dobët në tregun e sigurimeve vullnetare - Më pak të ardhura nga portofoli i pronës, zjarrit dhe forcave të natyrës
Edhe në katërmujorin e parë të 2024-ës, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë kanë zgjedhur të sigurohen vetëm për jetën, shëndetin dhe aksidentet.......

Mbështetje financiare për turizmin malor - Rama, thirrje emigrantëve: Bankat do të mundësojnë kredi për investime
Qeveria tashmë po fokusohet të zhvillojë turizmin malor. Në podcastin e radhës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të dalë në dritë një program i......