2.87 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës - Ofertat fituese në tenderë, 0.46 mld lekë më pak se fondi limit në dispozicion

Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë, do të kushtojë rreth 2.87 mld lekë, pa TVSH apo 0.46 mld lekë më pak se fondi limit i vënë në dispozicion që ishte rreth 3.33 mld lekë.
Punimet në këtë aks rrugor do të kryhen të ndara në dy lote e për pasojë Autoriteti Rugor Shqiptar zhvilloi 2 tenderë të ndarë për secilin prej tyre.
Faza e parë u fitua nga konsorciumi i dy kompanive e më konkretisht, Bami Holding dhe Curri, me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH.
Ndërkohë që, tenderi për fazën e dytë është fituar nga bashkimi i 3 operatorëve, që janë “Elmazaj Konstruksion”, “Ndërtimi” dhe “ Ndregjoni”. Oferta e tyre arrin në rreth 1.49 mld lekë.
5 km e parë ku do të ndërhyhet për zgjerimin e këtij aksi përfshijnë segmentin nga Tirana deri në mbikalimin e Rinasit, ndërkohë që për pjesën tjetër të autostradës deri më tani nuk është përcaktuar ende se kur do të ndërhyhet.
Sipas afateve të njoftuara rruga e zgjeruar do të duhet të jetë gati 1 vit e gjysmë nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Paralelisht, për të aksesuar Durrësin do të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa. Edhe për këtë këtë aks rrugor pak ditë më parë u shpall kompania fituese për loti 1, teksa oferta kapte një vlerë prej rreth 568 mln lekë, pa TVSH.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bilanc i dobët në tregun e sigurimeve vullnetare - Më pak të ardhura nga portofoli i pronës, zjarrit dhe forcave të natyrës
Edhe në katërmujorin e parë të 2024-ës, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë kanë zgjedhur të sigurohen vetëm për jetën, shëndetin dhe aksidentet.......

Mbështetje financiare për turizmin malor - Rama, thirrje emigrantëve: Bankat do të mundësojnë kredi për investime
Qeveria tashmë po fokusohet të zhvillojë turizmin malor. Në podcastin e radhës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të dalë në dritë një program i......

Turizmi rriti “fuqishëm” konsumin për 4 produkte - Shqiptarët dhe të huajt nuk kursehen në karburant
Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri ka nisur edhe më herët se vitet e tjera dhe këtë e tregon jo vetëm kapërcimi i numrit të të huajve që kanë vizituar vendin......

Çmimet e grurit dhe kafes nuk “ndalen” - Inventarët globalë janë ende në nivelin më të ulët të nëntë viteve
Të korrat më të hershme globale të kombinuara me eksportet e rritura nga Rusia ulën çmimet e grurit në një nivel rekord në vitin 2022 pas fillimit të luftës në......

Shtëpi të lira për moshat deri në 50 vjeç - Programi i ri i qeverisë greke me vlerë 2 miliardë euro nis në vjeshtë
Cikli i ri i programit “Shtëpia ime” në Greqi, me vlerë 2 miliardë euro, i shpallur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pritet të nisë në vjeshtë të këtij......

Gjermani, ulje taksash prej 23 miliardë euro - Nisma për të ndihmuar familjet e prekura nga inflacioni
Qeveria e koalicionit në Gjermani la mënjanë një javë mosmarrëveshjeje për të rënë dakord për paketën e uljes së taksave. Megjithatë, masa ka parë tashmë një......

Pse nuk ia vlen më të riparosh makinën? - Sistemet e sigurisë e bëjnë më të kushtueshëm procesin
Duket ironike, por sistemet e sigurisë që na mbrojnë nga aksidentet janë gjithashtu ato që i bëjnë shumë të kushtueshme riparimin. Kompleksiteti dhe kostoja në......

OSSH prezanton planin e masave për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit, Balluku: Gatishmëri maksimale për mirëmenaxhimin e situatës
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror. Nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar......