Turizmi rriti “fuqishëm” konsumin për 4 produkte - Shqiptarët dhe të huajt nuk kursehen në karburant

Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri ka nisur edhe më herët se vitet e tjera dhe këtë e tregon jo vetëm kapërcimi i numrit të të huajve që kanë vizituar vendin tonë në 4 mujorin e parë të vitit me 38.2 për qind më shumë se viti 2023, por edhe rritja e volumit të importeve.
Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se për periudhën 5 mujore, janar-maj 2024, ka pasur një rritje të ndjeshme të konsumit për mallrat e akcizës.
Konkretisht në 5-mujori, janë importuar 20,000 ton më shumë karburant se e njëjta periudhë e një viti më parë pavarësisht paqëndrueshmërisë së çmimeve në treg dhe shtrenjtësisë së tyre.
Po ashtu rritje të konsiderueshme ka pasur edhe import i birrës me 220 ton në 5-mujor, çka tregon konsumin e shtuar të këtij produkti gjatë kësaj periudhe si dhe një lloj parapërgatitje për hotelet kryesisht me koncept all inclusive për të pritur edhe më shumë pushues.
Ndërsa importi i kafes është rritur me 150 ton më shumë se 5 mujori vitit të kaluar. Me rritje 47 ton janë regjistruar cigaret, ku mesa duket rritja e akcizës dhe rrjedhimisht e çmimit të paketave, nuk ka ndikuar në frenimin e konsumit për këtë produkt.
Informacionet operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se vijon ritmi rritjes krahasuar me vitin e kaluar pasi të ardhurat nga doganat për 5 mujorin 2024 janë realizuar rreth 5,6 miliardë lek ose +6,6% më shumë 2023-shi.
Në vlerë absolute të ardhurat doganore për periudhën Janar-Maj 2024 u realizuan në masën 89,8 miliardë lekë ose 100,2 % e planit të parashikuar. Treguesi më domethënës për kërkesën e brendshme dhe performancën e të ardhurave janë të ardhurat nga mallrat e akcizës që kanë kontributin kryesor ne te ardhurat doganore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Çmimet e grurit dhe kafes nuk “ndalen” - Inventarët globalë janë ende në nivelin më të ulët të nëntë viteve
Të korrat më të hershme globale të kombinuara me eksportet e rritura nga Rusia ulën çmimet e grurit në një nivel rekord në vitin 2022 pas fillimit të luftës në......

Shtëpi të lira për moshat deri në 50 vjeç - Programi i ri i qeverisë greke me vlerë 2 miliardë euro nis në vjeshtë
Cikli i ri i programit “Shtëpia ime” në Greqi, me vlerë 2 miliardë euro, i shpallur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pritet të nisë në vjeshtë të këtij......

Gjermani, ulje taksash prej 23 miliardë euro - Nisma për të ndihmuar familjet e prekura nga inflacioni
Qeveria e koalicionit në Gjermani la mënjanë një javë mosmarrëveshjeje për të rënë dakord për paketën e uljes së taksave. Megjithatë, masa ka parë tashmë një......

Pse nuk ia vlen më të riparosh makinën? - Sistemet e sigurisë e bëjnë më të kushtueshëm procesin
Duket ironike, por sistemet e sigurisë që na mbrojnë nga aksidentet janë gjithashtu ato që i bëjnë shumë të kushtueshme riparimin. Kompleksiteti dhe kostoja në......

OSSH prezanton planin e masave për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit, Balluku: Gatishmëri maksimale për mirëmenaxhimin e situatës
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror. Nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar......

Hapet segmenti i parë i Elbasan-Qafë Thanë - Ky aks rrugor është pjesë e Korridorit VIII
Hapet një pjesë e segmentit në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, një komponent kritik i Korridorit VIII për qarkullimin e automjeteve, duke shënuar një hap të......

2.4 milionë euro për sigurinë ushqimore - Financimi i Italisë për produkte më të sigurta në Shqipëri
Qytetarët shqiptarë pritet të kenë produkte ushqimore me një shkallë sigurie të përmirësuar nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për të......

Policia e Shtetit nxjerr në ankand makinat e konfiskuara - Rreth 16.445 mjete ndodhen prej vitesh në strukturat vendore të Policisë
Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik. Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin......