OSSH prezanton planin e masave për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit, Balluku: Gatishmëri maksimale për mirëmenaxhimin e situatës

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka rritur gatishmërinë me nisjen e sezonit turistik veror. Nga ana e kompanisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar një furnizim të pandërprerë dhe me cilësi me energji elektrike për të gjithë abonentët në të gjithë vendin.
Në prani të Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSSH, Blendian Dalipi dhe drejtuesit e rajoneve në të gjithë vendin, raportuan sot planin e masave për një menaxhim sa më mirë të situatës gjatë gjithë sezonit.
Ministrja Balluku bëri të ditur se sipas të gjitha të dhënave këtë vit parashikohet të ketë një fluks më të madh vizitorësh, krahasuar me vitet e mëparshme, ndaj dhe angazhimi duhet të jetë maksimal për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji në të gjithë vendin.
“Sezoni ndryshe nga vitet e tjera ka filluar tashmë, pavarësisht se ne po mblidhemi në javën e parë të qershorit, jemi të gjithë në dijeni që fluksi i turistëve ka nisur që në fillim të muajit maj dhe do të përfundojë ndoshta në fund të tetorit nga gjithë informacionet që ne kemi. Sigurisht janë ngritur task forcat që janë në terren, sigurisht që ka një impenjim nga të gjithë grupet e punës, por OSSH-ja luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë mbarëvajtjen e këtij sezoni”, theksoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se vëmendja kryesore do të jetë e fokusuar përgjatë vijës bregdetare, por pa lënë mënjanë edhe zonat malore ku në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh të turizmit. Balluku tha se edhe investimet e realizuara për rehabilitimin dhe fuqizimin e nënstacioneve, apo ndërhyrjet për përmirësimin e rrjetit shpërndarës dhe kabinave elektrike, do të ndikojnë në një menaxhim sa më të mirë të situatës.
“Vëmendja kryesore qëndron në ultësirën perëndimore, si zona me dendësinë më të madhe të hoteleve dhe njësive tregtare që i shërbejnë turizmit, por nuk duhet lënë pas dore edhe fakti që tashmë njësi hotelerie kemi edhe në zonat malore, të cilat nga ana e investimeve nuk kanë të njëjtin sasi investimesh siç ka pasur pjesa e ultësirës perëndimore apo qytetet kryesore. Kështu që atje ndoshta duhet vëmendje më e shtuar me grupet e punës dhe grupet e gatshme që duhet të kemi në terren. Koordinimi ka qenë i mirë deri më sot”, tha Balluku, duke shtuar se krahas menaxhimit të sezonit duhet të vijojë puna për përmirësimin e tregueseve të përformancës duke arritur targetet e vendosura.
Administratori i OSSH, Blendian Dalipi bëri një pasqyrim të të gjithë investimeve të realizuara në këto vite për përmirësimin e cilësisë së furnizimit të energjisë, duke shtuar se gjatë sezonit do të jenë të angazhuar në të gjithë vendin 1128 punonjës për të ndërhyrë në çdo moment ku do të shfaqen problematika.
“Kemi ndërhyrë në 23 nënstacione nëpërmjet remonteve. Kemi remontuar 291 kilometra linjë tensioni të lartë vetëm në bregdet dhe 950 kilometra linjë në totalin e të gjithë aseve që kemi, linja 35 kilovolt. Kemi remontuar 574 kilometra linjë e tensionit të mesëm dhe 131 kilometra linjë e tensionit të ulët, si dhe kemi ndërhyrë në 1252 kabina”, tha Dalipi.
Drejtuesit e rajoneve të OSSH në të gjithë vendin raportuan masat e marra në çdo drejtori përkatëse për menaxhimin e situatës.
Sondazh

Hapet segmenti i parë i Elbasan-Qafë Thanë - Ky aks rrugor është pjesë e Korridorit VIII
Hapet një pjesë e segmentit në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, një komponent kritik i Korridorit VIII për qarkullimin e automjeteve, duke shënuar një hap të......

2.4 milionë euro për sigurinë ushqimore - Financimi i Italisë për produkte më të sigurta në Shqipëri
Qytetarët shqiptarë pritet të kenë produkte ushqimore me një shkallë sigurie të përmirësuar nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për të......

Policia e Shtetit nxjerr në ankand makinat e konfiskuara - Rreth 16.445 mjete ndodhen prej vitesh në strukturat vendore të Policisë
Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik. Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin......

KESH, impiant lundures në Vaun e Dejës - Centrali diellor me kapacitet 13.8 MW, Korporata aplikon për lejen
Rreth tre vite nga themelimi i saj, shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë......

Rikualifikim “Bulevardi i Palmave e Agrumeve” në Vlorë - Korsi parkimi, këmbësorësh dhe biçikletash
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po planifikon të rikualifikojë Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve në Vlorë. Tenderi ka fond limit 416 milionë lekë dhe synon......

Cila zonë e Shqipërisë ka më shumë dhe më pak fermerë? - Regjistri i Biznesit: 11.2% janë gra. 67% ferma mikse dhe perime
Shqipëria numëron zyrtarisht 96 mijë e 440 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Ajo që rezulton është se numri është......

Analiza e AP: Rritja e kompanive 'zombie' të ngarkuara me borxhe në botë!
Një analizë e Associated Press zbuloi se numri i kompanive "zombie" të tregtuara publikisht, aq të ngarkuara me borxhe saqë po përpiqen të paguajnë edhe......

Gratë në biznes, dominojnë në tregti dhe shërbime - Analiza e hendekut gjinor në sektorët kryesorë të punësimit
Në Shqipëri, gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sferën e biznesit, duke zotëruar 31.2% të ndërmarrjeve të përgjithshme. Sektori i tregtisë......