Rikualifikim “Bulevardi i Palmave e Agrumeve” në Vlorë - Korsi parkimi, këmbësorësh dhe biçikletash
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po planifikon të rikualifikojë Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve në Vlorë.
Tenderi ka fond limit 416 milionë lekë dhe synon zhvillimin e integruar ekonomik dhe turistik të zonës në afërsi të qendrës historike dhe Sahatit duke siguruar lidhjen me bulevardin Ismail Qemali ku me parë janë bërë investime nga FSHZH.
Gjithashtu, në këtë projekt parashikohen edhe zona rekreative të cilat janë konceptuar mbi idenë e krijimit të një kopështi me llojshmëri gjelbërimi.
Përgjatë gjithë gjatësisë së projektit është unifikuar shtresa nëpër kryqëzime.
Në to do të përdoret gurë vendi lokal gri i marrë në zonat e Kuçit ose Vranishtit.
Bulevardi do të ketë korsi parkimi, korsi këmbësorësh, korsi biznesesh dhe korsi biçikletash.
Po ashtu, në qendër të bulevardit do të vendoset një shatërvan me statujë.
Aktualisht bulevardi ndodhet në një gjendje jo të mirë ndaj vlerësohet është e domosdoshme rigjenerimi urban i tij.
Diamila Leka/SCAN

Cila zonë e Shqipërisë ka më shumë dhe më pak fermerë? - Regjistri i Biznesit: 11.2% janë gra. 67% ferma mikse dhe perime
Shqipëria numëron zyrtarisht 96 mijë e 440 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Ajo që rezulton është se numri është......

Analiza e AP: Rritja e kompanive 'zombie' të ngarkuara me borxhe në botë!
Një analizë e Associated Press zbuloi se numri i kompanive "zombie" të tregtuara publikisht, aq të ngarkuara me borxhe saqë po përpiqen të paguajnë edhe......

Gratë në biznes, dominojnë në tregti dhe shërbime - Analiza e hendekut gjinor në sektorët kryesorë të punësimit
Në Shqipëri, gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sferën e biznesit, duke zotëruar 31.2% të ndërmarrjeve të përgjithshme. Sektori i tregtisë......

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - ARRSH zgjedh kompaninë që do kryejë punimet për fazën e parë, oferta 1.38 mld lekë
Me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të kryejnë punimet e fazës së parë për zgjerimin......

Zero taksa e fatura për kompanitë që prodhojnë armë në Shqipëri - Kriteri: Kompania duhet të investojë së paku 25 milionë euro
Shqipëria po përgatit terrenin për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Për këtë qëllim, në proces konsultimi publik është dhe një projektligj i......

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian - Si organizohen, kush mund të votojë, çfarë parashikojnë sondazhet?
Nga data 6 deri më 9 qershor, rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të njëjta me ato të fillimit të kësaj jave duke u blerë edhe sot me 91.8 lekë dhe duke u situr me 92.7......

BE-ja po i kthen shpinën vizave të arta, por një vend po e rifut skemën e diskutueshme!
Pasi qeveria e Spanjës tërhoqi prizën për vizat e arta të diskutueshme, një vend i BE-së po rifut skemën e tij. Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në......