Gratë në biznes, dominojnë në tregti dhe shërbime - Analiza e hendekut gjinor në sektorët kryesorë të punësimit

Në Shqipëri, gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sferën e biznesit, duke zotëruar 31.2% të ndërmarrjeve të përgjithshme. Sektori i tregtisë dhe shërbimeve të tjera janë veçanërisht dominues për pjesëmarrjen e tyre, me përkatësisht 33.9% dhe 40.5% të grave në pozita vendimmarrëse. Megjithatë, sektori me përfaqësimin më të ulët të grave është sektori i ndërtimit.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e regjistrit të biznesit për të kuptuar trendin e të të punësuarve në vendin tonë, sipas aktivitetit ekonomik dhe gjinisë. Shifrat tregojnë se 53% e të punësuarve gjithsej janë burra dhe 47% janë gra. Nëse i specifikojmë sipas aktivitetit ekonomik, vëmë re se gratë krahasimisht me burrat dominojnë në sektorin e industrisë dhe shërbime të tjera.
Ndërkohë, nëse analizojmë punësimin në sektorët e ndërtimit apo transportit dhe magazinimit është e dukshme që prevalon gjinia mashkullore me 82.9% dhe 78% të të punësuarve gjithsej. Nga ana tjetër, hendeku mes grave dhe burrave të punësuar në sektorin e informacionit dhe komunikacionit apo shërbimit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor është i ngushtë.
Konkretisht, në sektorin e informacionit dhe komunikacionit janë të punësuar 56.3% burra dhe 43.7% gra ndërsa në shërbimet akomoduese gratë përbëjnë 43.8% të të punësuarve gjithsej dhe pjesa tjetër janë burra. Në të kundërt, hendeku zgjerohet në sektorin e transportit dhe ndërtimit ku përqindja e burrave të punësuar është përkatësisht 56% dhe 65.8% më e lartë krahasimisht me gratë e punësuara në sektorët respektivë.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - ARRSH zgjedh kompaninë që do kryejë punimet për fazën e parë, oferta 1.38 mld lekë
Me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të kryejnë punimet e fazës së parë për zgjerimin......

Zero taksa e fatura për kompanitë që prodhojnë armë në Shqipëri - Kriteri: Kompania duhet të investojë së paku 25 milionë euro
Shqipëria po përgatit terrenin për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Për këtë qëllim, në proces konsultimi publik është dhe një projektligj i......

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian - Si organizohen, kush mund të votojë, çfarë parashikojnë sondazhet?
Nga data 6 deri më 9 qershor, rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të njëjta me ato të fillimit të kësaj jave duke u blerë edhe sot me 91.8 lekë dhe duke u situr me 92.7......

BE-ja po i kthen shpinën vizave të arta, por një vend po e rifut skemën e diskutueshme!
Pasi qeveria e Spanjës tërhoqi prizën për vizat e arta të diskutueshme, një vend i BE-së po rifut skemën e tij. Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në......

Krasniqi, nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore - Për herë të parë Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese
Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nënkryetare......

Bien shpenzimet konsumatore në SHBA - Njerëzit nuk harxhojnë më as për nevojat bazë
Edhe amerikanët me të ardhura më të larta po i drejtohen dyqaneve me zbritje si Walmart. Televizorë të rinj, rinovime në banjo dhe kuzhina, darka në restorante......

Zbulohet depozita më e madhe e mineraleve të rralla - Ndodhet në Juglindje të Norvegjisë, përmban 8.8 milionë ton okside të tyre
Një kompani norvegjeze ka njoftuar se në Juglindje të vendit ka gjetur "depozitën më të madhe" të mineraleve të rralla në Europë. Sipas ‘Rare Earths Norway’,......