Krasniqi, nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore - Për herë të parë Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese
Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në mbledhjen e 59-të të EPRA-s, që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi ka marrë mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë, të pranishëm në këtë mbledhje. Me 28 vota pro Krasniqit, kundrejt 21 votave të kandidates britanike, kryetarja e AMA-s është zgjedhur për të qenë një nga nënkryetarët e kësaj platforme.
Kjo është hera e parë që Shqipëria zgjidhet dhe përfaqësohet në nivele të tilla të larta në një platformë mbarëeuropiane.
"Jam vërtetë e nderuar për besimin që mu dha. Shqipëria është një vend i vogël, por kjo nuk ka të bëjë fare me përmasat e saj. Votën e sotme do t'a shihni në përkushtimin tim, profesional, energjinë dhe kontributin tim të plotë gjatë ushtrimit të kësaj detyre”.
EPRA përbëhet nga 56 autoritete anëtarë nga 47 vende të Europës: 27 vendet anëtarë të BE dhe Mbretëria e Bashkuar; autoritetet e vendeve që aderojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian ku bën pjesë edhe Shqipëria, rregullatorët e vendeve kandidatë të mundshëm për BE dhe autoritete të vendeve të Partneritetit Lindor me BE-në (Armeni, Azerbajxhan).
Në zbatim të Statutit të EPRA-s, Bordi Ekzekutiv i kësaj Platforme i përbërë nga Kryetari dhe 4 nënkryetarë dhe vepron si organi strategjik që drejton EPRA-n. Ndër të tjera, ky Bord përfaqëson Platformën në evente ndërkombëtare, propozon një strategji 3-vjeçare, harton programet vjetore të punës dhe aktivitetet përkatëse dhe merr vendime në lidhje me funksionimin e EPRA.
Kjo Asamble është përqëndruar në dy çështje të aktuale, të rëndësishme të tregun audioviziv si edukimi Mediatik dhe roli i tyre te zgjedhjet parlamentare europiane, si dhe futja me sukses e Inteligjencës Artificiale në proceset e punës së rregullatorëve të medias.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Bien shpenzimet konsumatore në SHBA - Njerëzit nuk harxhojnë më as për nevojat bazë
Edhe amerikanët me të ardhura më të larta po i drejtohen dyqaneve me zbritje si Walmart. Televizorë të rinj, rinovime në banjo dhe kuzhina, darka në restorante......

Zbulohet depozita më e madhe e mineraleve të rralla - Ndodhet në Juglindje të Norvegjisë, përmban 8.8 milionë ton okside të tyre
Një kompani norvegjeze ka njoftuar se në Juglindje të vendit ka gjetur "depozitën më të madhe" të mineraleve të rralla në Europë. Sipas ‘Rare Earths Norway’,......

Europa po humbet betejën me SHBA dhe Kinën - Kriza e konkurencës dhe zgjidhjet e vështira të BE
Pjesa e Europës në ekonominë botërore po zvogëlohet dhe po shtohet frika se ajo nuk ka më asnjë mundësi të arrijë SHBA-në dhe Kinën. Lista e shkaqeve të......

BQE nuk parashikon ulje të normës në korrik - Të dhënat ekonomike të shtatorit do të jenë vendimtare
Guvernatorët e Bankës Qendrore Europiane e shohin një ulje të mëtejshme të normës së interesit në korrik si të pamundur pas disa të dhënave ekonomike më të......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së......

BSH, rregullore të re për mbrojtjen e klientëve - Derralla: Ka nisur puna me Bankën Botërore. Do të jetë gati brenda vitit
Nisur nga problematikat e fundit të disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë, Banka e Shqipërisë ka menduar hartimin e një rregulloreje të për......

Lajthiza, brand i besuar në çdo familje shqiptare
Lajthiza është tashmë një kompani e cila dominon tregun shqiptar prej shumë vitesh. Lajthiza është një pionier në sjelljen e teknologjive inovatore në......

“Sipërmarrjet italiane, të investojnë në Shqipëri” - Nga infrastruktura, te energjia, Mondello: Sektorët ku mund të bashkëpunohet
Zhvillimi i infrastrukturës gjatë viteve të fundit, por edhe programet e investimeve që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian sollën në......