Zbulohet depozita më e madhe e mineraleve të rralla - Ndodhet në Juglindje të Norvegjisë, përmban 8.8 milionë ton okside të tyre

Një kompani norvegjeze ka njoftuar se në Juglindje të vendit ka gjetur "depozitën më të madhe" të mineraleve të rralla në Europë. Sipas ‘Rare Earths Norway’, depozitimi Fensfeltet përmban 8.8 milion ton okside totale të mineraleve të rralla, thelbësore për kalimin në teknologjinë e gjelbër. Depozita e re është shumë më e madhe se ajo e Kirunës, Suedi, ku është e pranishme një sasi e vlerësuar prej 1 deri në 2 milionë ton minerale të rralla.
Ky konsiderohet një thesar i vërtetë elementësh themelorë për të prodhuar teknologjitë e nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe digjital. Kjo tregohet nga vlerësimet e hartuara pas tre vjet shpimesh dhe analizash nga grupi norvegjez i minierave Rare Earths Norway - Ren. Prandaj, ky thesar i ri natyror premton të zvogëlojë varësinë e Europës nga Kina, nga e cila sot vijnë 98% e mineraleve të rralla të importuara. Depozita Fensfeltet mund të fillojë të shfrytëzohet në vitin 2030 me një investim fillestar prej 10 miliardë korona norvegjeze - e barabartë me afërsisht 870 milionë euro, për të zhvilluar fazën e parë të nxjerrjes, në mënyrë që mineralet e rralla të Norvegjisë të mund të mbulojë 10% të kërkesës në përputhje me objektivat europiane të përcaktuara nga rregullorja për lëndët e para kritike.
Pritshmëritë janë të mëdha, duke pasur parasysh se në Europë aktualisht nuk minohen toka të rralla dhe se këto materiale së shpejti mund të bëhen më të rëndësishme se nafta dhe gazi, siç u shpreh disa vite më parë nga vetë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Layen.
Depozita norvegjeze është me interes të veçantë për shkak të pranisë së 1.5 milion ton mineralesh të rralla - neodymium dhe praseodymium - për prodhimin e magnetëve të përdorur në automjetet elektrike dhe turbinat e erës. Bashkimi Europian i konsideron këto metale si lëndët e para më kritike kur merren parasysh rreziqet e furnizimit. Gjithashtu për këtë arsye vlerësimi nënvizon potencialin e depozitës si një burim vërtet transformues i aftë për të mbështetur një zinxhir të sigurt vlerash të mineraleve të rralla për Europën.
Vlerësimi aktual i depozitës të Fensfeltet jep një vlerësim të burimeve minerale deri në 468 metra nën nivelin e detit, por shpimet e mëtejshme duket se sugjerojnë praninë e tyre edhe në thellësi më të mëdha deri në 1000 metra nën nivelin e detit. Prandaj priten surpriza të reja nga ky vend i njohur si 'Kompleksi i Karbonatitit të Fen' i cili rrjedh nga një kanal i lashtë vullkanik i formuar 580 milionë vjet më parë nga një rrjedhë magmë e pasur me karbonate.
Gjatë muajve të ardhshëm do të kryhen shpime të mëtejshme dhe do të vlerësohet më mirë fizibiliteti ekonomik i projektit, me rezultate që do të komunikohen deri në vitin 2024. Grupi norvegjez i minierave tashmë po punon me partnerë të ndryshëm për të operuar në vendburimin me teknologji që lejojnë të minimizojnë ndikimin mjedisor të aktiviteteve minerare.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Europa po humbet betejën me SHBA dhe Kinën - Kriza e konkurencës dhe zgjidhjet e vështira të BE
Pjesa e Europës në ekonominë botërore po zvogëlohet dhe po shtohet frika se ajo nuk ka më asnjë mundësi të arrijë SHBA-në dhe Kinën. Lista e shkaqeve të......

BQE nuk parashikon ulje të normës në korrik - Të dhënat ekonomike të shtatorit do të jenë vendimtare
Guvernatorët e Bankës Qendrore Europiane e shohin një ulje të mëtejshme të normës së interesit në korrik si të pamundur pas disa të dhënave ekonomike më të......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së......

BSH, rregullore të re për mbrojtjen e klientëve - Derralla: Ka nisur puna me Bankën Botërore. Do të jetë gati brenda vitit
Nisur nga problematikat e fundit të disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë, Banka e Shqipërisë ka menduar hartimin e një rregulloreje të për......

Lajthiza, brand i besuar në çdo familje shqiptare
Lajthiza është tashmë një kompani e cila dominon tregun shqiptar prej shumë vitesh. Lajthiza është një pionier në sjelljen e teknologjive inovatore në......

“Sipërmarrjet italiane, të investojnë në Shqipëri” - Nga infrastruktura, te energjia, Mondello: Sektorët ku mund të bashkëpunohet
Zhvillimi i infrastrukturës gjatë viteve të fundit, por edhe programet e investimeve që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian sollën në......

Gjermania njofton ulje taksash prej 23 miliardë euro për familjet e goditura nga inflacioni!
Paketa prej 23 miliardë eurosh e uljes së taksave synon të mbështesë buxhetet e familjeve tashmë të goditura nga inflacioni. Kjo do të bëhet kryesisht duke......

Krimet zgjedhore dhe shitblerja e votës - OSBE dhe KQZ, mekanizma për të ndërgjegjësuar votuesit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilluan një tryezë teknike në lidhje me zgjedhjet 2025 ku fokus ishte rritja e organeve......