Europa po humbet betejën me SHBA dhe Kinën - Kriza e konkurencës dhe zgjidhjet e vështira të BE

Pjesa e Europës në ekonominë botërore po zvogëlohet dhe po shtohet frika se ajo nuk ka më asnjë mundësi të arrijë SHBA-në dhe Kinën. Lista e shkaqeve të "krizës së konkurrencës" të BE-së është e pafundme: Ka shumë rregullore, udhëheqja e saj në Bruksel ka shumë pak fuqi, tregjet e saj financiare janë të fragmentuara, investimet në sektorin publik dhe privat janë të kufizuara dhe kompanitë e saj janë shumë të vogla për të konkuruar në shkallë ndërkombëtare. Mario Draghi, ish-president i BQE-së, i cili ka marrë përsipër të përgatisë një studim përkatës, thekson se “procedurat e organizimit, vendimmarrjes dhe financimit janë projektuar për botën e djeshme, botën para pandemisë së koronavirusit, para luftës në Ukrainë, para ndezjes së përgjithshme në Lindjen e Mesme dhe para rikthimit të rivalitetit midis fuqive të mëdha.
Energjia e lirë nga Rusia, importet e lira nga Kina dhe mbrojtja ushtarake amerikane nuk janë më. Pekini dhe Uashingtoni po derdhin gjithashtu qindra miliarda dollarë për të nxitur industrinë e gjysmëpërçuesve, energjisë alternative dhe automjeteve elektrike, duke përmbysur rendin e tregtisë globale. Në vitin 2022, kompanitë e mëdha europiane investuan 60% më pak se ato të Amerikës dhe u rritën me një normë përkatësisht më të ulët, sipas një studimi nga Instituti Global McKinsey. Për sa i përket të ardhurave për frymë, ajo është mesatarisht 27% më pak se SHBA, ndërsa rritja e produktivitetit është më e ulët në krahasim me ekonomitë e tjera të mëdha dhe çmimet e energjisë janë shumë më të larta.
Raporti i tij do të publikohet pas zgjedhjeve europiane, por Draghi ka thënë tashmë se duhet të ketë "ndryshime radikale": një rritje e konsiderueshme në shpenzimet e përbashkëta, një ristrukturim i sistemit të trazuar të financimit të Europës, si dhe rregulloret e saj komplekse dhe bashkimet e kompanive të vogla. Detyra tashmë jashtëzakonisht e vështirë e bashkimit të kaq shumë vendeve dhe përpjekjes për të vepruar si një njësi është bërë edhe më e vështirë nga përparimet e shpejta teknologjike, nga përshkallëzimi i konflikteve ndërkombëtare dhe nga rritja e rekursit të vendeve drejt politikave kombëtare për të mbështetur bizneset e tyre. Mund të imagjinohet se çfarë do të ndodhte nëse çdo shtet amerikan do të kishte sovranitet kombëtar dhe autoritetet federale do të kishin kompetenca të kufizuara për të mbledhur fonde.
Vitin e kaluar, BE-ja votoi në Planin Industrial të Marrëveshjes së Gjelbër për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë dhe javë më parë propozoi për herë të parë një politikë për të mbrojtur industrinë europiane. Megjithatë, përpjekjet e saj zbehen përpara fondeve marramendëse të mobilizuara nga SHBA dhe Kina. Sipas Draghit, investimet e sektorit publik dhe privat në BE duhet të rriten çdo vit me të paktën gjysmë trilion euro, në mënyrë që Europa të arrijë SHBA-në dhe Kinën.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BQE nuk parashikon ulje të normës në korrik - Të dhënat ekonomike të shtatorit do të jenë vendimtare
Guvernatorët e Bankës Qendrore Europiane e shohin një ulje të mëtejshme të normës së interesit në korrik si të pamundur pas disa të dhënave ekonomike më të......

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së......

BSH, rregullore të re për mbrojtjen e klientëve - Derralla: Ka nisur puna me Bankën Botërore. Do të jetë gati brenda vitit
Nisur nga problematikat e fundit të disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë, Banka e Shqipërisë ka menduar hartimin e një rregulloreje të për......

Lajthiza, brand i besuar në çdo familje shqiptare
Lajthiza është tashmë një kompani e cila dominon tregun shqiptar prej shumë vitesh. Lajthiza është një pionier në sjelljen e teknologjive inovatore në......

“Sipërmarrjet italiane, të investojnë në Shqipëri” - Nga infrastruktura, te energjia, Mondello: Sektorët ku mund të bashkëpunohet
Zhvillimi i infrastrukturës gjatë viteve të fundit, por edhe programet e investimeve që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian sollën në......

Gjermania njofton ulje taksash prej 23 miliardë euro për familjet e goditura nga inflacioni!
Paketa prej 23 miliardë eurosh e uljes së taksave synon të mbështesë buxhetet e familjeve tashmë të goditura nga inflacioni. Kjo do të bëhet kryesisht duke......

Krimet zgjedhore dhe shitblerja e votës - OSBE dhe KQZ, mekanizma për të ndërgjegjësuar votuesit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilluan një tryezë teknike në lidhje me zgjedhjet 2025 ku fokus ishte rritja e organeve......

Greqia dhe Izraeli “braktisin” ortakërinë me shqiptarët - Në vitin 2023, bie numri i ndërmarrjeve të përbashkëta me këto dy shtete
Nga numri total i ndërmarrjeve aktive në vend për vitin 2023, rreth 5.3% e tyre janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, ku nga këto Italia zë rreth 43.6%,......