Greqia dhe Izraeli “braktisin” ortakërinë me shqiptarët - Në vitin 2023, bie numri i ndërmarrjeve të përbashkëta me këto dy shtete

Nga numri total i ndërmarrjeve aktive në vend për vitin 2023, rreth 5.3% e tyre janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, ku nga këto Italia zë rreth 43.6%, Kosova zë 7.5% dhe Turqia zë 5.8%. Në fund të vitit 2023 numërohen 6,938 ndërmarrje aktive të huaja të përbashkëta, nga 6,589 që ishin në vitin 2022, duke regjistruar një rritje prej rreth 5%.
“Scan Intel” ka kryer disa llogaritje për të parë se me cilin shtet është rritur bashkëpimi dhe me cilin ka rënë numri i ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta. Referuar shifrave, shohim se është rritur numri i ndërmarrjeve me pronësi amerikane me rreth 28%, pasuar nga nga ato turke me 18.2%. Po ashtu është rritur numri i ndërmarrjeve aktive të huaja të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, Gjermaninë, Italinë.
Por me cilat shtete ra numri i ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta? Sipas të dhënave duket se na ka braktisuar Greqia dhe Izraeli. Me këto dy vende numri i ndërmarrjeve ka shënuar rënie, në vitin 2023, me 3.5% dhe 21.2% respektivisht.
Nëse të dhënat i analizojmë sipas llojit dhe aktivitetit ekonomik të bizneseve, shohim se rënia është ndikuar më së shumti nga numri më i ulët i ndërmarrjeve prodhuese të shërbimeve, krahasuar me vitin 2022. Kjo vlen për të dy shtetet, pra edhe në rastin e Greqisë, por edhe në rastin e Izraelit.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, shpallen fituesit - Segmentet e korridorit VIII, finalizohen tenderët për 3 lote
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fitusese, për zgjerimin e rrugës Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit 8. Tenderët për 4 lote u shpallën 2......

Meta përballet me ankesa në 11 vende për përdorimin e të dhënave për të trajnuar modele AI!
Mbrojtësi austriak i privatësisë NOYB depozitoi sot (6 qershor) ankesa në 11 vende europiane duke pretenduar se Meta po kërkon të përdorë të dhënat personale......

Reduktohet me 2 miliardë lekë borxhi ndaj OSHEE Group - Kontribut nga bizneset dhe nga familjarët!
Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE Group janë reduktuar me rreth......

Gati regjistri digjital për fermat dhe peshkimin - 3.9 milionë euro për dy sisteme, të dhëna të sakta në kohë reale
Mungesës së të dhënave të sakta për fermat në bujqësi, duket se do ti vijë fundi. Ministria e Bujqësisë ka shpallur një tender për ngritjen e një sistemi që......

Bien çmimet e importit, por rriten kostot e prodhimit - Shtrenjtimi erdhi nga sektorët e energjisë dhe industria nxjerrëse
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues të rëndësishëm si Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit janë luhatur në drejtime......

Regjistër i ri Kombëtar i Gjendjes Civile - Tenderi, 380 mln lekë për më tepër shërbime në portalin e-Albania
Sapo është hapur tenderi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe infrastrukturës së tij fizike. Ky investim do të ketë një......

Ulje kësti 30%, përfitues 7000 profesionistë të lirë - Çelmeta: Si faktohen shpenzimet. Rishikim tatimi për 9000 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rishikuar këstet e tatim fitimit për 9 mijë tatimpagues sipas nenit 14 të ligjit të ri. Drejtoresha e procesit të......

Financim 100% për projektet në turizëm - Udhëzimi/ Përcaktohen kriteret dhe afatet. Kush përfiton
Subjektet që kanë ide për të vënë në jetë projekte në fushën e turizmit do të mbështeten deri në masën 100% nga buxheti i shtetit. Udhëzimi i Ministrisë së......