Rruga Elbasan-Qafë Thanë, shpallen fituesit - Segmentet e korridorit VIII, finalizohen tenderët për 3 lote

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fitusese, për zgjerimin e rrugës Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit 8. Tenderët për 4 lote u shpallën 2 muaj më parë, ndërsa fituesit janë shpallur për 3 prej segmenteve.
Referuar të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, punimet në lotin V të rrugës do të kryhen nga kompania Gjoka Konstruksion, teksa vlera e ofertës fituese është 2 467 961 433 lekë, pa TVSH. Ky segment ka një gjatësi prej 1.48 km.
Për lotin VI, që ka një gjatësi prej 1.98 km, fitues është shpallur kompania Alb Star, me një ofertë prej 2 347 709 428 lekë, pa TVSH. Gjithashtu, është finalizuar procedura edhe për lotin VIII të kësaj rruge, ku fitues është kompania Fusha, me ofertën prej 2 224 073 883 lekë.
Ky lot ka një gjatësi totale prej 5.2 km. Ndërkaq, ende nuk është njoftuar fituesi për procedurën tenderuese të lotit VII, që përfshin një gjatësi rruge prej 5.34 km. Fondi limit i vënë në dispzoicion për secalin prej segmenteve ishte rreth 2.5 mld lekë, një total prej rreth 10 mld lekë.
Aktualisht është duke u punuar në 4 lotet e parë të kësaj rruge, duke nisur nga Elbasani, ndërkohë që duke marrë në konsideratë trafikun e rënduar që krijohet në hyrje të qytetit të Elbasanit, është theksuar se ndërtimi i bypassit të këtij qyteti është një nga projektet më prioritare dhe aktualisht po aplikohet për gjetjen e financimit.
Korridori 8 nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Elbasanit, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Meta përballet me ankesa në 11 vende për përdorimin e të dhënave për të trajnuar modele AI!
Mbrojtësi austriak i privatësisë NOYB depozitoi sot (6 qershor) ankesa në 11 vende europiane duke pretenduar se Meta po kërkon të përdorë të dhënat personale......

Reduktohet me 2 miliardë lekë borxhi ndaj OSHEE Group - Kontribut nga bizneset dhe nga familjarët!
Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE Group janë reduktuar me rreth......

Gati regjistri digjital për fermat dhe peshkimin - 3.9 milionë euro për dy sisteme, të dhëna të sakta në kohë reale
Mungesës së të dhënave të sakta për fermat në bujqësi, duket se do ti vijë fundi. Ministria e Bujqësisë ka shpallur një tender për ngritjen e një sistemi që......

Bien çmimet e importit, por rriten kostot e prodhimit - Shtrenjtimi erdhi nga sektorët e energjisë dhe industria nxjerrëse
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues të rëndësishëm si Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit janë luhatur në drejtime......

Regjistër i ri Kombëtar i Gjendjes Civile - Tenderi, 380 mln lekë për më tepër shërbime në portalin e-Albania
Sapo është hapur tenderi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe infrastrukturës së tij fizike. Ky investim do të ketë një......

Ulje kësti 30%, përfitues 7000 profesionistë të lirë - Çelmeta: Si faktohen shpenzimet. Rishikim tatimi për 9000 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rishikuar këstet e tatim fitimit për 9 mijë tatimpagues sipas nenit 14 të ligjit të ri. Drejtoresha e procesit të......

Financim 100% për projektet në turizëm - Udhëzimi/ Përcaktohen kriteret dhe afatet. Kush përfiton
Subjektet që kanë ide për të vënë në jetë projekte në fushën e turizmit do të mbështeten deri në masën 100% nga buxheti i shtetit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Dy skenarë për çmimin e vajit të ullirit - Parashikohet rritje e prodhimit këtë vit në Spanjë dhe Greqi
Një rënie e lehtë është shënuar së fundmi në çmimet e prodhuesve të vajit të ullirit në Greqi dhe Spanjë, pas një viti kur “fruti i artë” u shndërrua në një......