Bien çmimet e importit, por rriten kostot e prodhimit - Shtrenjtimi erdhi nga sektorët e energjisë dhe industria nxjerrëse

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues të rëndësishëm si Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit janë luhatur në drejtime të kundërta. Shifrat tregojnë se subjektet prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Konkretisht, në tremujorin e parë të vitit aktual, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 2.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Indeksi i Çmimeve të Importit shënoi ulje me 1.9%.
"Scan Intel" ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi varion rritja dhe cilët janë zërat që e shkaktojnë atë në drejtim të çmimeve të prodhimit. Krahasimisht me tremujorin e parë të vitit 2023, shifrat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 7.2%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 3.9 %. Ndërkohë, zërat "Përpunimi i tekstileve” apo ‘’Prodhimi i pajisjeve elektrike” u rritën nga 1.6% në 2.2%.
Kjo rritje është reflektuar jo vetëm në produktet që tregtohen brenda vendit, por edhe jashtë tij. Përsa i përket këtij indeksi për produktet të cilat ofrohen në tregun vendas themi se rritja vjetore ka qenë 3.5% dhe rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10.5%, “Industria Nxjerrëse” me 3.8% dhe “Industria Përpunuese” me 1.2%.
Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport shënoi një rritje vjetore prej 0.5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3.9%.
Ashtu siç u përmend më lart, një tjetër tregues i rëndësishëm është edhe Indeksi i Çmimit të Importit. Sipas të dhënave të INSTAT, ky tregues, në tremujorin e parë të vitit 2024, arriti 108.1 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 1.9%. Nëse analizojmë në terma vjetorë zërat që kanë kontribuar në uljen e këtij treguesi vëmë re se çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan uljen më të lartë prej 2.9%, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2.5%.
Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 93.5% shënuan një ulje prej 1.8%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara".
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Regjistër i ri Kombëtar i Gjendjes Civile - Tenderi, 380 mln lekë për më tepër shërbime në portalin e-Albania
Sapo është hapur tenderi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe infrastrukturës së tij fizike. Ky investim do të ketë një......

Ulje kësti 30%, përfitues 7000 profesionistë të lirë - Çelmeta: Si faktohen shpenzimet. Rishikim tatimi për 9000 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rishikuar këstet e tatim fitimit për 9 mijë tatimpagues sipas nenit 14 të ligjit të ri. Drejtoresha e procesit të......

Financim 100% për projektet në turizëm - Udhëzimi/ Përcaktohen kriteret dhe afatet. Kush përfiton
Subjektet që kanë ide për të vënë në jetë projekte në fushën e turizmit do të mbështeten deri në masën 100% nga buxheti i shtetit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Dy skenarë për çmimin e vajit të ullirit - Parashikohet rritje e prodhimit këtë vit në Spanjë dhe Greqi
Një rënie e lehtë është shënuar së fundmi në çmimet e prodhuesve të vajit të ullirit në Greqi dhe Spanjë, pas një viti kur “fruti i artë” u shndërrua në një......

Industria e diamanteve 'në telashe' - Gurët e çmuar të rritur në laborator po rrisin çmimet!
Një diamant është përgjithmonë", por ndoshta jo për numrin në rritje të konsumatorëve që refuzojnë gurët e çmuar për homologët e rritur në laborator, arin dhe......

Turistët shmangin ushqimin tradicional - Vendet me kuzhinën më të keqe në botë
Ka destinacione ku turistët shkojnë për të shijuar ushqimin, aromën dhe shijen e specialiteteve vendase, por ka edhe nga ato ku turistët shmangin ushqimet......

Shërbimi ekspres, rriten me 19% dërgesat e shpejta - Posta Shqiptare vazhdon të dominojë 83% të tregut me mbi 5 milionë dërgesa
Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimit postar kanë pranuar dhe dërguar gjithsej 6.1 milionë objekte postare vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.......

2 trilionë USD investime globale në energji të pastër - Ndërsa 1 trilion USD do të shkojnë për lëndët djegëse fosile
Investimet globale në teknologjinë dhe infrastrukturën e energjisë së pastër do të arrijnë në 2 trilionë dollarë këtë vit, dyfishi i fondeve që shkon në lëndët......