Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2024, 11:02

Financim 100% për projektet në turizëm - Udhëzimi/ Përcaktohen kriteret dhe afatet. Kush përfiton

Nga SCAN TV
Financim 100% për projektet në turizëm - Udhëzimi/

Subjektet që kanë ide për të vënë në jetë projekte në fushën e turizmit do të mbështeten deri në masën 100% nga buxheti i shtetit. Udhëzimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesë-propozimet për të përfituar mbështetje  financiare për projekte

Konkretisht sipas udhëzimit, për të përfituar financim aplikimet duhet të jenë në përputhje me parimet e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në vend; të promovojnë industrinë e turizmit për  zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës;  të promovojnë produktet dhe destinacionet  turistike, vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit në përputhje me kalendarin turistik të aktiviteteve zbavitëse; të nxisin edukimin profesional të burimeve  njerëzore të subjekteve që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit, në funksion të rritjes së cilësisë dhe përmirësimin e shërbimit; të ndikojnë në digjitalizimin e industrisë së  turizmit për të rritur efikasitetin e përpjekjeve për zhvillim të produkteve dhe shërbimeve inovative; si dhe të përmirësojnë kornizën e studimeve apo të modeleve të produkteve turistike.

Për të përfituar, aplikantët duhet të jenë të regjistruar si biznes sipas legjislacionit në fuqi, të kenë eksperiencë në fushën e turizmit, të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, të mos kenë detyrime tatimore të pashlyera si dhe të kenë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kërkesë propozimet mund të paraqiten përgjatë gjithë vitit buxhetor, dhe pas shqyrtimit dhe miratimit të tyre, pagesat e përfituara nga fondi buxhetor do të  kryhen 60% e vlerës, të  paktën 5 ditë përpara fillimit  të projektit dhe 40% e vlerës në përfundim të  projektit, kundrejt dokumenteve që vërtetojnë  zhvillimin dhe shpenzimet e kryera në shërbim të tij.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Qershor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan duket se ka humbur edhe sot pikë në raport me dje pasi është blerë me 91.8 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat