2 trilionë USD investime globale në energji të pastër - Ndërsa 1 trilion USD do të shkojnë për lëndët djegëse fosile

Investimet globale në teknologjinë dhe infrastrukturën e energjisë së pastër do të arrijnë në 2 trilionë dollarë këtë vit, dyfishi i fondeve që shkon në lëndët djegëse fosile, tregoi një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Investimi total në energji pritet të kalojë 3 trilionë dollarë për herë të parë në vitin 2024, tha Agjencia në raportin e saj vjetor të Investimeve Botërore të Energjisë.
Rreth 2 trilionë dollarë do të shkojnë për teknologjitë e pastra, duke përfshirë burimet e rinovueshme, automjetet elektrike, energjinë bërthamore, rrjetet, magazinimin, karburantet me emetim të ulët, përmirësimet e efikasitetit dhe pompat e nxehtësisë, me pjesën tjetër të drejtuar në gaz, naftë dhe qymyr.
Investimi i kombinuar në energjinë e rinovueshme dhe rrjetet kapërceu shumën e shpenzuar për lëndët djegëse fosile për herë të parë në 2023. “Për çdo dollar që shkon në lëndë djegëse fosile sot, pothuajse dy dollarë investohen në energji të pastër”, tha drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.
Kina do të kryejë pjesën më të madhe të investimeve në energjinë e pastër në vitin 2024 me rreth 675 miliardë dollarë, ndërsa Evropa do të llogaritet me 370 miliardë dollarë dhe Shtetet e Bashkuara 315 miliardë dollarë.
Më shumë shpenzime janë të përqendruara në centralet diellorë, krahasuar me çdo teknologji tjetër të prodhimit të energjisë elektrike, me investime që do të rriten në 500 miliardë dollarë në 2024 për shkak të rënies së çmimeve të paneleve diellore.
Investimet globale në naftë dhe gaz pritet të rriten me 7% në 2024, në 570 miliardë dollarë, pas një rritjeje të ngjashme në 2023. Kjo u drejtua kryesisht nga kompanitë e naftës në Lindjen e Mesme dhe Azi, thuhet në raport.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

“Jo tarifa shtesë shoferëve në Manhatan” - Guvernatorja e Nju Jorkut pezullon vendimin
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, deklaroi se ka urdhëruar një ndalesë të pacaktuar të tarifës së planifikuar për shoferët që hyjnë në distriktin......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka humbur edhe sot pikë në raport me dje pasi është blerë me 91.8 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Temperaturat pritet të “thyejnë” tjetër rekord - Një nga pesë vitet e ardhshëm mund të jetë më i nxehti në histori
Çdo një nga 12 muajt e fundit është renditur si më i nxehti i planetit në histori, tha Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) dhe tani ka një mundësi prej......

Rama-Balluku inspektojnë Thumanë-Kashar. Zv.Kryeministrja: Brenda qershorit kontrata për 3 segmentet e tjera. Shumë shpejt Milot-Balldren
Brenda muajit qershor do të hapet aksi i ri rrugor, Thumanë-Kashar që është aksi i parë i kategorisë A që ka Shqipëria. Ky aks është pjesë e Korridorit......

Ceno Klosi merr detyrën e zv. Ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
Pas gati tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë një detyrë të re. Burime zyrtare konfirmojnë ai është emeruar......

Konferenca e Rrjetit Parlamentar “Gra të lira...”, Gjonaj: Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe atë institucional
Në Tiranë është zhvilluar takimi e Rrjetit Parlamentar Gratë të Lira nga Dhuna dhe Komisionit për Barazi dhe MosDiskriminim, organizuar nga Kuvendi i......

Meloni, nga Shëngjini: Më 1 gusht hapen qendrat për emigrantët - Kryeministrja e Italisë: Krenare për zbatimin e marrëveshjes
Në datën 1 gusht do të jenë në funksion të plotë kampet e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar......

Subvencionet nxisin formalizimin e sektorit bujqësor - Rreth 14.3% më shumë fermerë të regjistruar me NIPT
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2023, është 96,440 duke shënuar një rritje me 14.3% krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......