Reduktohet me 2 miliardë lekë borxhi ndaj OSHEE Group - Kontribut nga bizneset dhe nga familjarët!

Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE Group janë reduktuar me rreth 2 miliardë lekë, gjatë periudhës janar-prill 2024.
Krahasuar me 4-mujorin e parë 2023, kemi një reduktim me 3%; peshën kryesore në zbutjen e borxhit e kanë dhënë subjektet private, si dhe klientët familjarë. Ofrimi i skemave lehtësuese për shlyerjen e debive të akumuluara ndër vite, është njëra ndër arsyet e zbritjes së vlerës së borxhit që klientët familjar/jofamiljar, buxhetor dhe jobuxhetor kanë ndaj OSHEE Group.
Faktor tjetër janë masat organizative që grupi OSHEE ka ndërmarrë me strukturat e terrenit për “ndjekjen e debitorëve”, por edhe ndërgjegjësimi i abonentëve, nisur nga investimet në rrjetin elektrik dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit në furnizimin me energji elektrike.
Për periudhën janar-prill 2024, të parët në likuidimin e detyrimeve të prapambetura ndaj kompanisë OSHEE janë klientët privatë, me 14% reduktim të borxhit, ose afërsisht 1.6 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Borxhi ndaj OSHEE i klientëve familjarë zbriti me 2%, kurse borxhi i institucioneve buxhetore me 0.3%. Në total, borxhi ndaj OSHEE Group, nga të katër kategoritë: familjar, privat, buxhetor dhe jo-buxhetor, deri në fund të muajit prill 2024 arriti në 78.8 miliardë lekë, nga 80.89 miliardë, që ishte në të njëjtën periudhë në vitin 2023.
Referuar statistikave ndër vite, me zbatimin e reformave në sistemin energjetik dhe mundësive që u ofruan nga kompania për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, përmes kësteve lehtësuese, duke përfituar dhe reduktim të kamatëvonesës, borxhi ka ardhur në rënie. Në raport me 10 vitet e fundit, kur nisi zbatimi i reformës, kemi reduktim të borxhit me rreth 17 miliardë lekë.
Shuma e prapambetur e detyrimeve ndaj kompanisë OSHEE, pritet të reduktohet më tepër përgjatë këtij viti, me rikthimin e skemës së shlyerjes së debisë për faturat e papaguara të energjisë deri më 31 dhjetor 2022. Deri më tani, numërohen mbi 1628 aktmarrëveshje të firmosura mes klientëve debitorë familjar/privat, buxhetorë/jobuxhetorë dhe kompanisë OSHEE Group.
SCAN
Sondazh

Gati regjistri digjital për fermat dhe peshkimin - 3.9 milionë euro për dy sisteme, të dhëna të sakta në kohë reale
Mungesës së të dhënave të sakta për fermat në bujqësi, duket se do ti vijë fundi. Ministria e Bujqësisë ka shpallur një tender për ngritjen e një sistemi që......

Bien çmimet e importit, por rriten kostot e prodhimit - Shtrenjtimi erdhi nga sektorët e energjisë dhe industria nxjerrëse
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues të rëndësishëm si Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit janë luhatur në drejtime......

Regjistër i ri Kombëtar i Gjendjes Civile - Tenderi, 380 mln lekë për më tepër shërbime në portalin e-Albania
Sapo është hapur tenderi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe infrastrukturës së tij fizike. Ky investim do të ketë një......

Ulje kësti 30%, përfitues 7000 profesionistë të lirë - Çelmeta: Si faktohen shpenzimet. Rishikim tatimi për 9000 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rishikuar këstet e tatim fitimit për 9 mijë tatimpagues sipas nenit 14 të ligjit të ri. Drejtoresha e procesit të......

Financim 100% për projektet në turizëm - Udhëzimi/ Përcaktohen kriteret dhe afatet. Kush përfiton
Subjektet që kanë ide për të vënë në jetë projekte në fushën e turizmit do të mbështeten deri në masën 100% nga buxheti i shtetit. Udhëzimi i Ministrisë së......

Dy skenarë për çmimin e vajit të ullirit - Parashikohet rritje e prodhimit këtë vit në Spanjë dhe Greqi
Një rënie e lehtë është shënuar së fundmi në çmimet e prodhuesve të vajit të ullirit në Greqi dhe Spanjë, pas një viti kur “fruti i artë” u shndërrua në një......

Industria e diamanteve 'në telashe' - Gurët e çmuar të rritur në laborator po rrisin çmimet!
Një diamant është përgjithmonë", por ndoshta jo për numrin në rritje të konsumatorëve që refuzojnë gurët e çmuar për homologët e rritur në laborator, arin dhe......

Turistët shmangin ushqimin tradicional - Vendet me kuzhinën më të keqe në botë
Ka destinacione ku turistët shkojnë për të shijuar ushqimin, aromën dhe shijen e specialiteteve vendase, por ka edhe nga ato ku turistët shmangin ushqimet......