Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2024, 10:37

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit!

Nga SCAN TV
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Fluks prej 2.3 milionë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”.

Balluku theksoi se bëhet fjalë për një prej projekteve më të rëndësishme në shërbim të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale të shtetasve shqiptarë. Duke u ndalur tek ndikimi që krijon ky projekt në zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore të vendit, zëvendëskryeministrja tha se projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 98,7 milionë euro me BERZH dhe se këto iniciativa të BE-së janë të shumë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të hekurudhave shqiptare.

“Kësaj shume i shtohet edhe një hua prej 100 milionë euro e akorduar nga Banka Europine e Investimeve që do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim shumë shpejt, si dhe një grant investimi i BE-së, i cili arrin në vlerën 133 milionë eurove.

Ne kemi arritur të fitojmë besimin e pakthyeshëm të partnerëve tanë strategjikë si BE, e cila ka vendosur të investojë në Shqipëri 133 mln euro në formën grantit pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit shqiptar. Shumica e projekteve strategjike vijnë të mbështetura nga grante të BE-së, apo kredi dhe marrëveshje të tjera të dhëna nga partnerët tanë''-tha zëvendëskryeministrja Balluku.

Balluku theksoi po ashtu se projekti i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit sjell edhe ripërtëritjen e arteries historike hekurudhore. “Projekti konsiston në përmirësimin e linjës hekurudhore duke e kaluar atë në një modernizim total. Parashikohet që shpejtësia e trenave që do të lëvizin në segmentin Vorë-Hani i Hotit do të jetë 120 km në orë. Të gjitha linjat tona do të jenë të elektrifikuara dhe do të jenë kantiere të hapura brenda vitit 2025”, tha Balluku.

Zv.kryeministrja informoi se parashikohet ndërtimi i 12 stacioneve hekurudhore, një tuneli me gjatësi 320 m dhe ndërtimi i 112 urave. “Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit dhe një volum mallrash 900 mijë ton në vit. Koha mesatare e udhëtimit Vorë-Hani i Hotit do të jetë vetëm 2 orë”- tha Balluku.

Ndërkohë, portet dhe aeroportet nuk mund të konsiderohen sipas Ballukut të palidhura dhe të pastudiuara në një paketë të zhvillimit infrastrukturor. “Pas pak javësh ne do të kemi hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit më të madh në Ballkanin Perëndimor, që është porti i ri i Porto Romanos, kjo paketë e kompleton projektin e portit të Durrësit, i cili nuk do të jetë një port thjesht tregtar për Shqipërinë, por do të jetë i lidhur me dy porte të thata, portin e Prishtinës dhe portin e Strugës.

Prandaj të dyja linjat hekurudhore, Vorë-Hani i Hotit si dhe linja hekurudhore që do të lidhë Durrësin me Prishtinën do kompletojnë infrastrukturën”- shtoi zëvendëskryeministrja Balluku.

Alida Lula  /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat