Krimet zgjedhore dhe shitblerja e votës - OSBE dhe KQZ, mekanizma për të ndërgjegjësuar votuesit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilluan një tryezë teknike në lidhje me zgjedhjet 2025 ku fokus ishte rritja e organeve ligjzbatuese kundër shitblerjes së votës dhe krimeve zgjedhore. Sipas ambasadorit të Prezencës së OSBE në Tiranë, Michel Tarran theksoi se prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për reformë zgjedhore dhe përmirësimin e procesit zgjedhor.
“Ky takim i radhës të fokusohet në krijimet dhe veprat që cënojnë zgjedhjet. Diskutimi he zgjidhja e problematikave zgjedhore në kohë dhe para afrimit tëzgjedhjeve të ardhshme do të kontribuojë në përmirësimin e standardit të zgjedhjeve veçanërisht duke pasur parasysh se shumë nga këto problematika janë shqetësime të përsëritura në raportet e OSBE ODIHR.”
Ndërkohë për kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi çështje të rëndësishme për t’u diskutuar janë fenomene të tilla si shitblerja e votes, si dhe financimi i partive politike.
“KQZ si një nga institucionet më kryesore ka një përgjegjësi të vetën në çështje që lidhen me këto aspekte negative të procesit zgjedhor, përfshi shit-blerjen e ovtës dhe së dyti me sjelljen e institucioneve në fushatë zgjedhore dhe përdorimin e aseteve publike. Ne kemi bërë progress domethënës në aspektin e administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe tën jë sjellje më afër standardeve ndërkombëtare.”
Sipas Celibashit, po punohet për të ndërtuar skema dhe mekanizma për të rritur ndërgjegjësimin jo vetëm të votuesve, por edhe të qytetarëve që nuk janë votues.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Greqia dhe Izraeli “braktisin” ortakërinë me shqiptarët - Në vitin 2023, bie numri i ndërmarrjeve të përbashkëta me këto dy shtete
Nga numri total i ndërmarrjeve aktive në vend për vitin 2023, rreth 5.3% e tyre janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, ku nga këto Italia zë rreth 43.6%,......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, shpallen fituesit - Segmentet e korridorit VIII, finalizohen tenderët për 3 lote
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fitusese, për zgjerimin e rrugës Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e korridorit 8. Tenderët për 4 lote u shpallën 2......

Meta përballet me ankesa në 11 vende për përdorimin e të dhënave për të trajnuar modele AI!
Mbrojtësi austriak i privatësisë NOYB depozitoi sot (6 qershor) ankesa në 11 vende europiane duke pretenduar se Meta po kërkon të përdorë të dhënat personale......

Reduktohet me 2 miliardë lekë borxhi ndaj OSHEE Group - Kontribut nga bizneset dhe nga familjarët!
Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE Group janë reduktuar me rreth......

Gati regjistri digjital për fermat dhe peshkimin - 3.9 milionë euro për dy sisteme, të dhëna të sakta në kohë reale
Mungesës së të dhënave të sakta për fermat në bujqësi, duket se do ti vijë fundi. Ministria e Bujqësisë ka shpallur një tender për ngritjen e një sistemi që......

Bien çmimet e importit, por rriten kostot e prodhimit - Shtrenjtimi erdhi nga sektorët e energjisë dhe industria nxjerrëse
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues të rëndësishëm si Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit janë luhatur në drejtime......

Regjistër i ri Kombëtar i Gjendjes Civile - Tenderi, 380 mln lekë për më tepër shërbime në portalin e-Albania
Sapo është hapur tenderi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe infrastrukturës së tij fizike. Ky investim do të ketë një......

Ulje kësti 30%, përfitues 7000 profesionistë të lirë - Çelmeta: Si faktohen shpenzimet. Rishikim tatimi për 9000 biznese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rishikuar këstet e tatim fitimit për 9 mijë tatimpagues sipas nenit 14 të ligjit të ri. Drejtoresha e procesit të......