Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2024, 14:17

“Sipërmarrjet italiane, të investojnë në Shqipëri” - Nga infrastruktura, te energjia, Mondello: Sektorët ku mund të bashkëpunohet 

Nga SCAN TV
“Sipërmarrjet italiane, të investojnë në

Zhvillimi i infrastrukturës gjatë viteve të fundit, por edhe programet e investimeve që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian sollën në Tiranë 35 sipërmarrje italiane, që u njohën me mundësitë që ofron vendi ynë në këtë drejtim. Aktiviteti u organizuar nga Italian Trade Agency në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, shoqatën OICE dhe ANCE, ndërsa gjatë tij u theksua se lidhja e Shqipërisë me pjesën tjetër të rajonit, nga pikëpamja e transportit dhe energjisë, është një çështje me përparësi dhe kësisoj mundësitë për bashkëpunim përqendrohen kryesisht tek infrastrukturat e transportit, energjisë, sociale, si dhe ato turistike.

Aktiviteti u organizuar nga Italian Trade Agency në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, ndërsa gjatë tij u theksua se lidhja e Shqipërisë me pjesën tjetër të rajonit, nga pikëpamja e transportit dhe energjisë, është një çështje me përparësi dhe kësisoj mundësitë për bashkëpunim përqendrohen kryesisht tek infrastrukturat e transportit, energjisë, sociale, si dhe ato turistike.

“Shqipëria është veçanërisht interesante për sipërmarrjet italiane sepse është një vend që ka ndërmarrë rrugën për anëtarësimin në BE. Në janar u prezantua një plan specifik nga qeveria shqiptare, me më shumë se 200 masa specifike”, - tha Francesca Mondello, Drejtore e Zyrës ITA – Italian Trade Agency në Tiranë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sollën në vëmendje incentivat që ofron vendi ynë për investime në turizëm, ndërsa theksuan se po punohet për kapitalin njerëzor të nevojshëm për sipërmarrjet.

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli e vuri teksin te nevoja për të projektuar me standarde që qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore.

Gjatë aktivitetit u theksua se inxhinieria dhe arkitektura italiane, ashtu si edhe sipërmarrjet e ndërtimit, mund të japin një kontribut të madh edhe falë lidhjeve historike dhe kulturore. Po ashtu, u prezantuan edhe mundësi financimi, që mund t’iu vijnë në ndihmë sipërmarrjeve të interesuara për të investuar në vendin tonë. Ndërkaq, në përfundim të workshopit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes zv/presidentes së Shoqatës së Inxhninierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike Ekonomike në Itali (OICE), Francesca Federzoni dhe Presidentit të Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë, Faruk Kaba.

Ola Mitre  / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat