Bota Postuar më 7 Qershor 2024, 13:41

Bien shpenzimet konsumatore në SHBA - Njerëzit nuk harxhojnë më as për nevojat bazë

Nga SCAN TV
Bien shpenzimet konsumatore në SHBA - Njerëzit nuk harxhojnë

Edhe amerikanët me të ardhura më të larta po i drejtohen dyqaneve me zbritje si Walmart. Televizorë të rinj, rinovime në banjo dhe kuzhina, darka në restorante dhe udhëtime. Konsumatorët dolën nga pandemia me punë më të mira, para shtesë në llogaritë e tyre dhe një dëshirë për të jetuar jetën ashtu siç nuk mundën gjatë izolimeve. Ishte ajo që analistët e quajtën "ekonomia YOLO", nga shprehja "një jetë kemi".

Aktualisht, pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë, “festa” e shpenzimeve ka mbaruar. Shpenzimet e konsumatorit po bien në nivele më normale në SHBA. Synimi është ulja e çmimeve për të rikthyer blerësit e kujdesshëm në dyqane. Tani, një kafe e shtrenjtë nuk duket si një shpenzim i domosdoshëm në mendjen e konsumatorëve.

Inflacioni është ende i lartë dhe kursimet po shterojnë. Në SHBA, kushtet e tregut të punës po ndryshojnë dhe punëtorët kanë filluar të shqetësohen për humbjen e vendeve të punës.

Por është edhe çështje psikologjie. Punëdhënësit duan që punonjësit e tyre në zyrë dhe disa kompani të kenë të qartë se nuk e kanë më opsionin e largimit, kështu që mendësia po ndryshon. Ka një ndjenjë të kthimit në normalitet.

Por kjo nuk do të thotë që konsumatorët po reduktojnë të gjitha shpenzimet. Ata janë ende në kërkim të biletave të koncerteve dhe udhëtimeve me avion, por po shpenzojnë më pak për produkte diskrecionale të konsumatorit apo edhe për gjërat thelbësore.

Ky është një zhvillim domethënës kur merret parasysh se konsumi drejton 70% të ekonomisë më të madhe në botë dhe është arsyeja kryesore që SHBA i shpëtoi recesionit.

Analistët aktualisht nuk po parashikojnë një recesion të SHBA-së, por ekonomistët do të vëzhgojnë nga afër shifrat e konsumit në të ardhmen e afërt, me ndalesën e parë kryesore që është njoftimi i papunësisë në maj për SHBA-në të premten.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......