Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - ARRSH zgjedh kompaninë që do kryejë punimet për fazën e parë, oferta 1.38 mld lekë

Me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të kryejnë punimet e fazës së parë për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Fitues është shpallur konsorciumi i dy kompanive e më konkretisht, Bami Holding dhe Curri, teksa fondi limit i vënë në dispozicion për këtë tender ishte rreth 1.67 mld lekë, pa TVSH. Ndërkaq, për fazën e dytë të zgjerimit të këtij aksi rrugor, për të cilin gjithashtu u hap procedura tenderuese, fituesi nuk është shpallur ende.
Këto dy procedura përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë - Durrës në 5 km e parë, duke nisur nga Tirana deri në mbikalimin e Rinasit. Në dokumentet e tenderit specifikohet se punimet parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 - 140 km/h. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.
Ndërkaq, paralelisht Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur edhe kompaninë fituese për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, loti 1, që është një rrugë alternative për aksin Tiranë – Durrës. Fitues i kësaj kontrate është shpallur bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe Eurokos Holding”, me një ofertë prej rreth 568 mln lekë, pa TVSH. Ndërhyrja në këto akse rrugor synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Zero taksa e fatura për kompanitë që prodhojnë armë në Shqipëri - Kriteri: Kompania duhet të investojë së paku 25 milionë euro
Shqipëria po përgatit terrenin për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Për këtë qëllim, në proces konsultimi publik është dhe një projektligj i......

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian - Si organizohen, kush mund të votojë, çfarë parashikojnë sondazhet?
Nga data 6 deri më 9 qershor, rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të njëjta me ato të fillimit të kësaj jave duke u blerë edhe sot me 91.8 lekë dhe duke u situr me 92.7......

BE-ja po i kthen shpinën vizave të arta, por një vend po e rifut skemën e diskutueshme!
Pasi qeveria e Spanjës tërhoqi prizën për vizat e arta të diskutueshme, një vend i BE-së po rifut skemën e tij. Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në......

Krasniqi, nënkryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore - Për herë të parë Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese
Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nënkryetare......

Bien shpenzimet konsumatore në SHBA - Njerëzit nuk harxhojnë më as për nevojat bazë
Edhe amerikanët me të ardhura më të larta po i drejtohen dyqaneve me zbritje si Walmart. Televizorë të rinj, rinovime në banjo dhe kuzhina, darka në restorante......

Zbulohet depozita më e madhe e mineraleve të rralla - Ndodhet në Juglindje të Norvegjisë, përmban 8.8 milionë ton okside të tyre
Një kompani norvegjeze ka njoftuar se në Juglindje të vendit ka gjetur "depozitën më të madhe" të mineraleve të rralla në Europë. Sipas ‘Rare Earths Norway’,......

Europa po humbet betejën me SHBA dhe Kinën - Kriza e konkurencës dhe zgjidhjet e vështira të BE
Pjesa e Europës në ekonominë botërore po zvogëlohet dhe po shtohet frika se ajo nuk ka më asnjë mundësi të arrijë SHBA-në dhe Kinën. Lista e shkaqeve të......