Shqipëria Postuar më 7 Qershor 2024, 13:43

2.4 milionë euro për sigurinë ushqimore - Financimi i Italisë për produkte më të sigurta në Shqipëri

Nga SCAN TV
2.4 milionë euro për sigurinë ushqimore - Financimi i

Qytetarët shqiptarë pritet të kenë produkte ushqimore me një shkallë sigurie të përmirësuar nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për të kryer kontrolle dhe inspektime mbi materialin me origjinë bimore në kufi dhe për të kujdesur sektorin veterinar. Ky ka qenë synimi kryesor i projektit SAFIAL me vlerë 2,4 milionë euro i cili është përmbyllur me sukses me mbështetjen e dhënë nga Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit (CIHEAM).

“Shqipëria ka potenciale shumë të mëdha për bujqësi të qëndrueshme. Ka toka pjellore, traditë qindravjeçare, bujq të mirë, dhe mund të zhvillojmë së bashki zinxhirin agroushqimor për të zhvilluar bujqësinë në një këndvështrim partneriteti. Për këtë po punojmë prej një viti me ministrinë e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj theksoi se ekspertiza e projektit do të përdoret për të fuqizuar sigurinë ushqimore dhe për të futur inovacionin në sektor.

Jemi duke mendusar se si do të ndryshojmë buxhetin vitin tjetër duke u nisur nga ajo që mësuam nga ky projekt, vitin tjetër matrikulat do ti kemi me çip. Do shikojmë buxhetet tona për të zgjeruar flotën për shërbimin veterinar. Inovacioni është në thelb të projektit Safial dhe do vtë na ndihmojë.”

 Projekti u përgatit në bazë të kërkesës së qartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe si pjesë e Protokollit të Bashkëpunimit për Zhvillimin Itali-Shqipëri, kërkoi të mbështetej për të forcuar standardet e higjienës ushqimore në Shqipëri, si dhe për të fuqizuar shërbimin e saj veterinar publik. Qeveria italiane ka investuar afro 50 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat