KESH, impiant lundures në Vaun e Dejës - Centrali diellor me kapacitet 13.8 MW, Korporata aplikon për lejen

Rreth tre vite nga themelimi i saj, shoqëria “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës.
Impianti do të pozicionohet në rezervuarin e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe parashikohet të ketë një kapacitet të instaluar 13.8 MW.
Shoqëria SENA u krijua në mars të vitit 2021, në kuadër të marrëveshjes së financimit për ndërtimin e këtij impianti lundrues ndërmjet KESH dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Fokusi kryesor i shoqërisë është zhvillimi dhe operimi i impiantit fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, por jo vetëm.
Kjo, pasi shoqëria ka objektiv të aktivitetit edhe prodhimin, shitjen, tregtimin apo studimin e gjitha shërbimeve mbështetëse në fushën e industrisë dhe energjisë; kryerjen e aktiviteteve tregtare në fushën e energjisë, etj.
Ndërtimi i impaintit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Aktualisht kompania publike e prodhimit të energjisë zotëron vetëm një impaint diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rikualifikim “Bulevardi i Palmave e Agrumeve” në Vlorë - Korsi parkimi, këmbësorësh dhe biçikletash
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po planifikon të rikualifikojë Bulevardin e Palmave dhe Agrumeve në Vlorë. Tenderi ka fond limit 416 milionë lekë dhe synon......

Cila zonë e Shqipërisë ka më shumë dhe më pak fermerë? - Regjistri i Biznesit: 11.2% janë gra. 67% ferma mikse dhe perime
Shqipëria numëron zyrtarisht 96 mijë e 440 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Ajo që rezulton është se numri është......

Analiza e AP: Rritja e kompanive 'zombie' të ngarkuara me borxhe në botë!
Një analizë e Associated Press zbuloi se numri i kompanive "zombie" të tregtuara publikisht, aq të ngarkuara me borxhe saqë po përpiqen të paguajnë edhe......

Gratë në biznes, dominojnë në tregti dhe shërbime - Analiza e hendekut gjinor në sektorët kryesorë të punësimit
Në Shqipëri, gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sferën e biznesit, duke zotëruar 31.2% të ndërmarrjeve të përgjithshme. Sektori i tregtisë......

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës - ARRSH zgjedh kompaninë që do kryejë punimet për fazën e parë, oferta 1.38 mld lekë
Me një ofertë prej rreth 1.38 mld lekë, pa TVSH Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese që do të kryejnë punimet e fazës së parë për zgjerimin......

Zero taksa e fatura për kompanitë që prodhojnë armë në Shqipëri - Kriteri: Kompania duhet të investojë së paku 25 milionë euro
Shqipëria po përgatit terrenin për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Për këtë qëllim, në proces konsultimi publik është dhe një projektligj i......

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian - Si organizohen, kush mund të votojë, çfarë parashikojnë sondazhet?
Nga data 6 deri më 9 qershor, rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të njëjta me ato të fillimit të kësaj jave duke u blerë edhe sot me 91.8 lekë dhe duke u situr me 92.7......