Shqipëria Postuar më 8 Qershor 2024, 11:37

Mbështetje financiare për turizmin malor - Rama, thirrje emigrantëve: Bankat do të mundësojnë kredi për investime

Nga SCAN TV
Mbështetje financiare për turizmin malor - Rama, thirrje

Qeveria tashmë po fokusohet të zhvillojë turizmin malor. Në podcastin e radhës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të dalë në dritë një program i cili ka si qëllim mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male.

“Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja e maleve, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti. Të bëjmë dicka të mirë, se kemi marrë cdo dy ditë emigrantë që duhen të kthehemi”, tha ai.

Ajo çfarë është parashikuar është mbështetja financiare për dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, nga ku barrën kryesore do ta ketë shteti. Ndërkohë nga ana tjetër, qeveria po synon që të nxisë shqiptarët të cilët kanë emigruar jashtë të rikthehen për të rivitalizuar banesat e gjyshërve në zonat e thella të Shqipërisë.

“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek truadhi i të parëve në male, vë bastin më të sigurtë. Nuk është e lehtë por në fund të muajit llogaria del më mirë, që të mos flasim më pas për radiografinë e mushkërive. E sigurtë që do na përcillni ne në mes të Tiranës”, tha Rama

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat