Projekti: Fotovoltaikë në varreza! - Valencia kthen varrezat në termocentral urban diellor

Instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Është kjo ideja e këshillit bashkiak të Valencias, duke shfrytëzuar faktin se në qytetin spanjoll regjistrohen plot 300 ditë me diell në vit. Objektivi është transformimi i tij në termocentralin më të madh urban diellor
Valencia, në Spanjë ka rreth 300 ditë me diell në vit, por edhe shtatë varreza. Qyteti spanjoll, i cili këtë vit është Kryeqyteti i Gjelbër Europian, arrin të kombinojë me shumë sukses konceptet diametralisht të kundërta duke instaluar fotovoltaikë në varrezat urbane si pjesë e tranzicionit energjetik.
Sipas këshillit të qeverisjes vendore të Valencias, qëllimi është ndërtimi i termocentralit më të madh urban diellor në Spanjë me një buxhet prej më shumë se 3 milion eurosh. Si pjesë e projektit “Requiem in Power” - RIP, panele diellore do të instalohen në çatitë e pesë varrezave komunale të qytetit spanjoll.
Varrezat që do të shndërrohen në zona të energjisë të gjelbër janë: El Grau, Benimaclet, Campanar, Cabanyal-Canyamelar dhe General, në çatitë e të cilave do të instalohen rreth 7.000 panele diellore me synimin për të prodhuar 3.388.530 kilovat energji elektrike. Energjia e prodhuar do të furnizojë gjithashtu grupet dhe familjet vulnerabël si dhe ndërtesa komunale. Janë gjithsej 1.000 shtëpitë mund të furnizohen nga prodhimi i energjisë fotovoltaike në varreza.
810 sistemet e para tashmë janë instaluar në tri prej varrezave, që do të thotë se gjithsej do të prodhohen më shumë se 440 mijë kilovat në vit dhe do të kursehen më shumë se 140 tonë dioksid karboni në vit.
Pasi të përfundojë projekti, qyteti spanjoll me arkitekturën mbresëlënëse do të bëhet një nga qytetet kryesore europiane në kursimin e energjisë, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë pasi vlerësohet të kursejë më shumë se 1.000 ton dioksid karboni në vit.
Me këtë sistem energjia prodhohet brenda strukturës urbane dhe konsumohet nga qyteti pa asnjë humbje në transportin e tij, prandaj është më efikas. Falë këtij projekti do të “hapen” më shumë se 100 vende pune për montimin dhe mirëmbajtjen e paneleve.
Valencia nuk është qyteti i parë spanjoll që instalon njësi energjetike në varreza, pasi në fillimi projekti është zbatuar në varrezat Santa Coloma de Gramanet në Barcelonë ku u aplikua e njëjta metodë. Megjithatë, plani i ri i Valencias parashikohet të jetë pothuajse pesë herë më efikas se ai i Andaluzisë. E njëjta ide po zbatohet edhe në rajonin Saint-Josham të Francës Perëndimore, ku deri në vitin 2025 do të përfundojë instalimi i paneleve në të gjithë varrezat, me vlerësime që sugjerojnë një kursim prej 150-250 euro në energji elektrike për çdo familje në qytet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

35 vjeçarët në Europë jetojnë ende me prindërit Strehimi mbetet pengesa kryesore për pavarësi
Një pjesë e madhe e 35 vjeçarëve në Europë jetojnë ende me prindërit e tyre. Një në pesë të rritur të moshës 30 deri në 34 vjeç, dhe veçanërisht në vendet e......

Alarmi i falimentimit në Gjermani - 2023, çdo tre minuta u mbyll një biznes në vend
Mediat gjermane raportojnë për sinjale të frikshme nga industritë më të rëndësishme në vend. Sipas tyre sektori është një një situatë alarmuese. Të dhënat e......

Zgjedhjet në Europë, çfarë ndodhi? - Zgjedhje të parakohshme dhe ‘dobësime’ kryeministrash
Zgjedhjet europiane të 8 – 9 qershorit u transformuan në një tërmet për qeveritë e Francës dhe Gjermanisë. Avancimi i të djathtës parashikohet të ketë pasoja......

5 pasojat që zgjedhjet mund t’i shkaktojnë ekonomisë së BE - “Goditet” euro, monedha në nivelin më të ulët që nga gushti 2022
Rezultatet e zgjedhjeve në Europë po japin ndikimet e para. Euro është në nivelin më të ulët kundrejt paundit që nga gushti 2022. Por sipas ekspertëve janë......

Politikëbërësit e BQE-së paralajmërojnë për sfidën e inflacionit!
Politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane paralajmëruan faza përfundimtare e uljes së inflacionit në 2% mund të jetë veçanërisht e vështirë, por thanë se ata......

“40% më shumë rezervime në Shëngjin” - Kumbaro: Vëmendje infrastrukturës dhe pastërtisë në plazhe
Me nisjen e sezonit turistik bregdetar, Mirela Kumbaro, ishte në Shëngjin për të mbikqyrur infrastrukturën dhe pastërtinë e plazhit. Ministrja e Turizmit......

Furnizimi me energji elektrike për sektorët e turizmit Balluku: Kemi koordinim të mirë, vigjilencë për luftën kundër informalitetit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka prezantuar një plan masash përsa i përket furnizimit të energjisë elektrike për sezonin veror. Ministrja Balluku......

Kërcënimi bërthamor rus po e humb fuqinë - Perëndimi po e intensifikon mbështetjen për Ukrainën në fushëbetejë
Rusia, edhe një herë tjetër po përdor retorikën e armëve të saj bërthamore. Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin paralajmëroi vendet e NATO-s që të mos......