Shqipëria, destinacioni "kampion" për netë qëndrimet - Renditemi vendi i parë në Europë me rritjen më të lartë në tre muajt e parë të vitit

Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 563 mijë nëtë qëndrime, përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, vendi ynë ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të netëve të kaluara në struktura, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar, por edhe krahasuar me periudhën para pandemisë, nëse marrim në konsideratë të gjitha vendet e Europës.
Rreth 50% është rritja për Shqipërinë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, duke siguruar kështu vendin e parë me rritjen më të lartë. Edhe krahasuar me periudhën para pandemisë, pra në vitin 2019-të, sërish Shqipëria kryeson renditjen me rritjen më të lartë të numrit të netë qëndrimeve, me rreth 188%.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, pati 452.6 milionë fjetje në akomodimet turistike në të gjithë Bashkimin Europian, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2023. Vizitorët e huaj përbënin afërsisht 45% të të gjitha netë qëndrimeve në tre muajt e parë të vitit 2024, me dallime të mëdha midis vendeve të BE-së. Pesha më e madhe e fjetjeve të huaja në fillim të vitit u regjistrua në Maltë me 91%, Qipro me 87%, Luksemburg me 82% dhe Austri me 78%.
Por cilat shtete pasuan Shqipërinë me rritjen më të lartë të numrin të netë qëndrimeve? Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, Estonia është vendi i dytë me rritjen më të lartë, ndjekur nga Luksemburgu dhe Qipro, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Ndërkohë, me rënie paraqiten vende si Mali i Zi dhe Islanda me 10.1% dhe 3.9% respektivisht.
Po të analizojmë ndryshimin me vitin 2019-të, shohim se vendi ynë pasohet nga Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi si vendet me rritjen më të lartë të numrit të netë qëndrimeve.
Xhorxhina Deda/SCAN

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, Berati e Elbasani. Në fund të listës renditet Fieri, me 2%
Mbi 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Elbasan dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Rritet numri i kompanive në shërbime financiare dhe sigurime - Analiza/ Si ka ndryshuar numri i bizneseve në 5 vitet e fundit
Në 5 vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është rritur ndjeshëm. Nga 1.297 ndërmarrje që......

Kujdes me paratë në pikat kufitare! - Nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni
Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit......

9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth......

Këshilli Botëror i Arit paralajmëron: Metali po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t'u gjetur!
Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t'u gjetur,......

"Bast i madh politik": Macron bën thirrje për zgjedhje të parakohshme! 'Le Pen mund të fitojë lehtësisht'
Vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas një rritjeje për rivalët e tij të ekstremit të djathtë është......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? - Euro zbret nën 100 lekë!
Monedha europiane e ka nisur edhe këtë javë në rënie pasi vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 99.8 lekë dhe duke u shitur me 100.6 lekë sipas kursit të......

Projekti: Fotovoltaikë në varreza! - Valencia kthen varrezat në termocentral urban diellor
Instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Është kjo ideja e këshillit bashkiak të Valencias, duke shfrytëzuar faktin se në qytetin spanjoll regjistrohen plot......