Rritet numri i kompanive në shërbime financiare dhe sigurime - Analiza/ Si ka ndryshuar numri i bizneseve në 5 vitet e fundit

Në 5 vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është rritur ndjeshëm. Nga 1.297 ndërmarrje që numëroheshin në vitin 2019, në 2023-in llogariten gjithsej 1.507, rreth 210 më tepër se viti 2019. Vetëm gjatë vitit të shkuar janë krijuar 282 ndërmarrje të reja.
Numri më i vogël i ndërmarrjeve është shënuar në 2021-in, me përkatësisht 1.054. Në atë vit rezulton të jenë mbyllur rreth 322 ndërmarrje që ofronin shërbime financiare dhe që operonin në tregun e sigurimeve. Kjo shifër e lartë ishte pasojë e drejtpërdrejtë e pandemisë Covid-19, e cila bëri të mundur që shumë biznese të ndërprisnin aktivitetin e tyre. Sipas një ankete të Këshillit të Investimeve mbi ndikimin që ka pasur pandemia në biznese, rreth 86% e ndërmarrjeve patën deklaruar se pandemia i ndikoi negativisht dhe as nuk kanë pasur paraprakisht një plan të aprovuar emergjence.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në vitin 2023 ka qenë më i ulët se në vitin 2022. Shifrat flasin për 13.636 ndërmarrje të regjistruara gjatë vitit 2023, nga 15,700 të regjistruara gjatë vitit 2022. Ndërkohë në një hark kohor pesëvjeçar, viti i shkuar mban rekordin për numrin e ndërmarrjeve të aktivitetit financiar dhe sigurimeve.
Kjo tregon një ecuri pozitive për ndërmarrjet në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit krahasuar me ato që zhvillojnë aktivitete të tjera, gjë që tregon se është krijuar edhe një terren i përshtatshëm për zhvillimin e këtyre bizneseve. Të ardhurat e këtyre sipërmarrjeve janë shtuar dukshëm në vitin e fundit, ndërkohë që edhe individët e punësuar në këto sektorë rezultojnë ndër më të mirëpaguarit.
Paralelisht me sektorin e aktiviteteve financiare, edhe sektori i ndërtimit, hotelerisë dhe teknologjisë së informacionit shënuan një numër të lartë ndërmarrjesh të reja në vitin 2023.
Ledina Elezi/SCAN

Kujdes me paratë në pikat kufitare! - Nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni
Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit......

9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth......

Këshilli Botëror i Arit paralajmëron: Metali po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t'u gjetur!
Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t'u gjetur,......

"Bast i madh politik": Macron bën thirrje për zgjedhje të parakohshme! 'Le Pen mund të fitojë lehtësisht'
Vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas një rritjeje për rivalët e tij të ekstremit të djathtë është......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? - Euro zbret nën 100 lekë!
Monedha europiane e ka nisur edhe këtë javë në rënie pasi vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 99.8 lekë dhe duke u shitur me 100.6 lekë sipas kursit të......

Projekti: Fotovoltaikë në varreza! - Valencia kthen varrezat në termocentral urban diellor
Instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Është kjo ideja e këshillit bashkiak të Valencias, duke shfrytëzuar faktin se në qytetin spanjoll regjistrohen plot......

35 vjeçarët në Europë jetojnë ende me prindërit Strehimi mbetet pengesa kryesore për pavarësi
Një pjesë e madhe e 35 vjeçarëve në Europë jetojnë ende me prindërit e tyre. Një në pesë të rritur të moshës 30 deri në 34 vjeç, dhe veçanërisht në vendet e......

Alarmi i falimentimit në Gjermani - 2023, çdo tre minuta u mbyll një biznes në vend
Mediat gjermane raportojnë për sinjale të frikshme nga industritë më të rëndësishme në vend. Sipas tyre sektori është një një situatë alarmuese. Të dhënat e......