Cila është natyra e bizneseve që hapen në Shqipëri? - Nga IT te ndërtimi, sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës

Regjistrimi i biznesevë është në trend rënës në Shqipëri. Sipas ekonomistëve, bizneset me 1-4 punonjës janë shtuar më shumë. Ndërtimi dhe IT janë sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës.
“Bizneset në Shqipëri kanë shënuar një rënie përsa i përket regjistrimit të tyre. Shifrat tregojnë që në 2023 u hapën 2.1 mijë biznese më pak. Por çfarë thonë shifrat, sa biznese janë hapur me 1-+4 punonjës e më shumë?”
Referuar të dhënave të Instat, rreth 85.9% e ndërmarrjeve janë të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22.6% në punësim dhe 20.2% në realizimin e xhiros vjetore. Por si është trendi aktualisht çfarë natyre biznesi po hapen në Shqipëri?
Remir Llakaj Ekonomist:
Në po të njëjta të dhëna rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrjeve, punësojnë 50% të të punësuarve gjithsej, si dhe realizojnë 45,3% të totalit vjetor të xhiros.
“Ndërkohë gratë që menaxhojnë ose zotërojnë bizneset zënë 31.2% të ndërmarrjve gjithsej. Por, bizneset e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar.”
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Shqipëria, destinacioni "kampion" për netë qëndrimet - Renditemi vendi i parë në Europë me rritjen më të lartë në tre muajt e parë të vitit
Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 563 mijë nëtë qëndrime, përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të......

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, Berati e Elbasani. Në fund të listës renditet Fieri, me 2%
Mbi 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Elbasan dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Rritet numri i kompanive në shërbime financiare dhe sigurime - Analiza/ Si ka ndryshuar numri i bizneseve në 5 vitet e fundit
Në 5 vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është rritur ndjeshëm. Nga 1.297 ndërmarrje që......

Kujdes me paratë në pikat kufitare! - Nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni
Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit......

9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth......

Këshilli Botëror i Arit paralajmëron: Metali po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t'u gjetur!
Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t'u gjetur,......

"Bast i madh politik": Macron bën thirrje për zgjedhje të parakohshme! 'Le Pen mund të fitojë lehtësisht'
Vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas një rritjeje për rivalët e tij të ekstremit të djathtë është......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? - Euro zbret nën 100 lekë!
Monedha europiane e ka nisur edhe këtë javë në rënie pasi vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 99.8 lekë dhe duke u shitur me 100.6 lekë sipas kursit të......