Sa përdoret telefoni fiks në Shqipëri? - Rreth 634 mijë pajtimtarë me akses broadband në internet nga rrjete fikse

Rreth 171 mijë pajtimtarë përdorën linjën e telefonisë fikse në tremujorin e parë 2024. Referuar të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i personave që përdorin një telefon fiks në shtëpi ose në biznesin e tyre, ka rënë me 1.2% krahasuar me periudhën e fundit të 2023-it dhe me 3.6% llogaritur me tremujorin e parë 2023.
Në fakt, linja e telefonisë fikse pritet që të ketë gjithnjë e më pak përdorues në vijim, pasi dihet që të rinjtë preferojnë të përdorin më tepër smartphone ose pajisje të tjera me internet për të komunikuar. Nga ana tjetër, numri i pajtimtarëve me akses broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 634 mijë në periudhën e parë të vitit, shifër që përbën një rritje me 0.3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me 4.6% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2023.
Përdoruesit e rrjetit fiks që kanë akses në shërbime të integruara si telefoni, internet dhe televizor arriti në rreth 294 mijë në fund të marsit, një rënie kjo me 3.3% vlerësuar me tremujorin e parë 2023.
Qytetarët shqiptarë shpenzojnë më tepër për paketat internet dhe televizor. Ata që blejnë paketa trefishe (telefoni, internet dhe TV) përbëjnë 23.7% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 30.3% janë vetëm me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 46% me paketa “Internet dhe TV”.
Përafërsisht 46% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të 2023 ishin pajtimtarë me paketa të integruara, ku 11% ishin me paketa trefishe, telefoni, internet dhe televizor.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Cila është natyra e bizneseve që hapen në Shqipëri? - Nga IT te ndërtimi, sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës
Regjistrimi i biznesevë është në trend rënës në Shqipëri. Sipas ekonomistëve, bizneset me 1-4 punonjës janë shtuar më shumë. Ndërtimi dhe IT janë sipërmarrjet......

Shqipëria, destinacioni "kampion" për netë qëndrimet - Renditemi vendi i parë në Europë me rritjen më të lartë në tre muajt e parë të vitit
Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 563 mijë nëtë qëndrime, përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024, në strukturat akomoduese. Sipas të dhënave të......

50% e lejeve minerare, në 3 qarqe - Kryeson Dibra, Berati e Elbasani. Në fund të listës renditet Fieri, me 2%
Mbi 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Elbasan dhe Berat. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e......

Rritet numri i kompanive në shërbime financiare dhe sigurime - Analiza/ Si ka ndryshuar numri i bizneseve në 5 vitet e fundit
Në 5 vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve aktive në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është rritur ndjeshëm. Nga 1.297 ndërmarrje që......

Kujdes me paratë në pikat kufitare! - Nëse keni mbi 10 mijë euro, duhet t’i deklaroni
Nisja e sezonit turistik dhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje për të pushuar shoqërohet shpesh edhe me bllokimin e parave të tyre në kufi. Referuar ligjit......

9.34 mld lekë për aksin Elbasan – Qafë Thanë - Shpallen fituesit për 4 faza, fondi limit ishte rreth 10 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth......

Këshilli Botëror i Arit paralajmëron: Metali po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t'u gjetur!
Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t'u gjetur,......

"Bast i madh politik": Macron bën thirrje për zgjedhje të parakohshme! 'Le Pen mund të fitojë lehtësisht'
Vendimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme kombëtare pas një rritjeje për rivalët e tij të ekstremit të djathtë është......