Shqipëria Postuar më 5 Janar 2024, 14:36

Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete: Çmimet e referencës, qasje zonale. Zbritje për vjetërsinë

Nga SCAN TV
Rritet vlera zyrtare për ndërtesat në bregdet - Mete:

Qeveria do të përcaktojë çmime të reja reference në vend edhe për ndërtesat,  për të cilat do të kenë qasje zonale. Në një konferencë per media, Ministri i Financav Ervin Mete theksoi se fokusi do të jetë në bregdet, ku vlera reale me të cilën shiten pronat dhe referenca kanë diferencë të theksuar. Sipas tij në rastet e ndërtesave, do të merret në konsideratë mosha e tyre, ku për çdo vit vjetërsie do të aplikohet 1 % zbritje.

I pyetur nga SCAN TV mbi shqetësimet që kanë ngritur eksportuesit, kryesisht ata me material porositësi, lidhur humbjet që po përjetojnë për shkak të kursit të këmbimit, Ministri theksoi se shkaqet janë më të gjera dhe se kjo industri duhet të orientohet drejt ciklit të mbyllur.

Miinistri Mete bëri një panoramë të zhvillimeve ekonomike përgjatë vitit 2023, të cilin konsideroi si vit të mbarë, ndërsa theksoi se pritshmëritë janë pozitive edhe për vitin 2024 sa i takon të ardhurave, investimeve dhe rritjes ekonomike në tërësi.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat