Shqipëria Postuar më 5 Janar 2024, 14:35

Bizneset në treg të lirë energjie - ERE nxjerr listën me 26 furnizues: Duhet të zgjidhni midis tyre

Nga SCAN TV
Bizneset në treg të lirë energjie - ERE nxjerr listën me 26

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar listën me 26 subjekte, që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë në tregun e liberalizuar të energjisë.

Ky hap vjen pas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për 2103 biznese të lidhur në tensionin 20 kv, të cilët nuk do të furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që deri më tani lunate rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Me liberalizimin e plotë, këta abonentë do të duhet të përzgjedhin një nga furnizuesit, që ndodhet në listën e publikuar nga ERE, për të lidhur më pas kontratën e furnizimit, ku ndër të tjera do të përcaktohet edhe çmimi me të cilin do të ofrohet shërbimi.

Deri më tani, kjo kategori biznesesh paguanin 18.8 lekë/kWh, një çmim i vendosur nga ERE sipas një skeme që synonte të mos i ekspozonte ata ndaj çmimeve të larta, të shkaktuara nga kriza.

Ndërkaq, referuar listës së publikuar, numri më i lartë i bzneseve që nuk do furnizohen më me energji nga OSHEE ndodhet në Tiranë. Më konkretisht, në këtë qark janë 1040 subjekte, që dalin në tregun e liberalizuar. Më pas vjen Durrësi, e 686 kontrata, Shkodra me 117 kontrata dhe Elbasani me 62 kontrata.

Ndërkaq, bizneset e tjerë që dalin në tregun e lirë të energjisë ushtrojnë aktivitetin në Gjirokastër, Fier, Berat, Vlorë dhe Kukës.

Ola Mitre / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat