Arritjet ekonomike dhe prioritetet për vitin 2024 - Mete: Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi sot konferencën e parë për shtyp për vitin 2024, ku prezantoi disa nga arritjet dhe zhvillimet kryesore ekonomike për vitin 2023, si dhe parashikimet për vitin aktual.
Ministri u shpreh se viti 2023 ishte një vit pozitiv për ekonominë dhe financat e vendit, ku fundi i vitit ishte i qetë në aspektin e përballjes me një sërë ngjarjesh dhe krizash që ekonomia ka kaluar në vitet e fundit, ndërsa vlerësoi se ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi.
Ministri informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një udhëzim të ri, i cili vendos një rregull të ri lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, sipas të cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.
“Në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të së cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës”, u shpreh Ministri, ndërsa shtoi se gjatë këtij viti do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare.
Duke u ndalur në arritjet e vitit që sapo lamë pas, Ministri tha se ekonomia e Shqipërisë u vlerësua nga FMN dhe BB si një nga ekonomitë më rezistente dhe ecurinë më pozitive në rajon, me pritshmëri për rritje të mëtejshme, ndërsa Standard and Poor’s rishikoi në rritje perspektivën e vendit nga e qëndrueshme në pozitive, për herë të parë pas 7 vitesh. Nga ana tjetër, vendi doli nga lista gri e FATF/MONEYVAL, si rrjedhojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve.
Ministri theksoi se ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi, pas një sezoni të suksesshëm turistik me mbi 10 milionë vizitorë të huaj, ku vlerësohet se për 9-mujorin e parë të vitit 2023 flukset hyrëse në vend nga turizmi kanë qenë afro 3.2 miliardë Euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte kanë patur një trend rritës, duke e mbyllur nëntëmujorin e vitit 2023 në nivelin 1.1 miliardë Euro, me rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
“Si rezultat i përmirësimit të bilancit tregtar, të ardhurave nga turizmi dhe i investimeve të huaja direkte, ka patur përmirësim të ndjeshëm të ekuilibrit të jashtëm. Llogaria korrente, rezultati i të gjithë marrëdhënieve tregtare dhe financiare të vendit me jashtë, i është afruar niveleve më të ulëta historike në rreth 5% të PBB-së nga mbi 10% që ka qenë për një periudhë të gjatë. Inflacioni ka ardhur në ulje, pas një piku, që përsëri ishte ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit dhe më i ulët sesa mesatarja evropiane. Pritshmëria jonë është që inflacioni të rikthehet në objektiv brenda këtij viti”, tha Ministri.
Në vijim të fjalës së tij, Ministri u shpreh se mbledhja e të ardhurave ka patur një performancë të mirë, duke u realizuar ndjeshëm mbi pritshmëritë e fillimit të vitit dhe në linjë me planin e rritur sipas Aktit Normativ, ndërsa papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike, prej 10.5% dhe tendenca është për rënie të mëtejshme poshtë 10% në periudhat në vijim. Këto të dhëna, theksoi Ministri, janë inkurajuese për të vijuar reformat, me fokus uljen e mëtejshme të papunësisë sidomos për gratë dhe të rinjtë.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë tha se gjatë vitit 2024 do të vijohet me rritjen e pagave në sektorin publik, ku në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë, për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe punonjësit e niveleve zbatuese të administratës.
“Për të gjitha këto kategori, nga mesi i vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 Euro në sektorin publik. Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro dhe parashikohet që rritja të vijojë më tej, për të mbështetur punësimin cilësor dhe për të arritur ndër pagat më konkurruese në rajon. Besojmë që kjo rritje pagash do të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat”, u shpreh Ministri.
Ministri Mete tha se parashikohet që ekonomia të vijojë zgjerimin e saj, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit, ecuria e mirë e sektorit të energjisë dhe ai i ndërtimit. Rritja, sipas Ministrit, pritet të jetë të paktën në nivelet e vitit 2023, ose edhe më e lartë dhe e balancuar me kthesën e pritshme të ekonomisë botërore dhe asaj evropiane.
Ministri theksoi se rritja e mëtejshme ekonomike do të mbështetet nga buxheti i vitit 2024, i cili parashikon 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara, zbritje të borxhit publik nën nivelin 60 % dhe mbi 634 miliardë lekë të ardhura tatimore të parashikuara.
SCAN
Fjala e Ministrit Ervin Mete në konferencën për shtyp me gazetarët:
Përshëndetje dhe së pari uroj të jetë një vit i mbarë për të gjithë.
Kemi zgjedhur që këtë komunikim të parë ta organizojmë në këtë format për të ndarë me ju disa nga zhvillimet dhe arritjet e vitit të kaluar, si edhe pritshmëritë dhe vlerësimet tona për 2024.
Viti që lamë pas ishte një vit i mirë dhe pozitiv për ekonominë dhe financat e vendit, ndoshta fundviti i parë kaq i qetë në terma të përballjes me një sërë ngjarjesh dhe krizash që kemi kaluar gjatë viteve të fundit.
Shqipëria dhe ekonomia shqiptare vlerësohet edhe nga FMN dhe BB si një nga ekonomitë më rezistente dhe me ecurinë më pozitive në rajon, me pritshmëri për rritje të mëtejshme.
Në fund të vitit të kaluar, morëm lajmin e mirë të daljes nga lista gri e FATF/MONEYVAL, si rrjedhojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky zhvillim sjell një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.
Po ashtu, Standard and Poor’s rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive, për herë të parë pas 7 vitesh. Me ecurinë pozitive të ekonomisë, të ardhurat e larta, trendin ulës të borxhit, si edhe me avancimin e procesit të negociatave drejt Bashkimit Evropian, është hapur rruga për një upgrade, apo kalim në një kategori më të lartë nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.
Kemi pasur një ecuri shumë pozitive të negociatave, vlerësuar lart edhe nga ekspertët e Komisionit Evropian, shprehur kjo edhe në Raportin e Progresit, ku veçanërisht një pjesë e mirë e kapitujve që lidhen me ekonominë dhe financat kanë marrë vlerësime pozitive, dhe në kapituj të caktuar, si në rastin e shërbimeve financiare, renditemi me vlerësimin më të lartë në rajon.
Plani i Rritjes, Groëth Plan, i prezantuar së fundmi nga Komisioni Evropian, i cili pritet të shërbejë si shtysë për përshpejtimin e procesit të integrimit dhe reformave, do të shoqërohet me një paketë domethënëse financiare për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vendi ynë pritet të përfitojë deri në 1 miliardë Euro, në formën e granteve dhe kredive të buta, krahas mbështetjes që merr aktualisht nga programet IPA.
Ky Plan Rritjeje i BE-së synon të sjellë për vendet e rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit, përpara hyrjes zyrtare në BE, si edhe të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike, si mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe mes tyre dhe Bashkimit Europian.
Praktikisht, ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi. Patëm një vit të jashtëzakonshëm turistik, nivele të larta të investimeve të huaja direkte, një performancë të mirë të të ardhurave, si dhe shifra në ulje të papunësisë.
Kemi tashmë një turizëm thuajse gjithëvjetor, me mbi 10 milionë vizitorë të huaj, ku vlerësohet se për 9-mujorin e parë të vitit 2023 flukset hyrëse në Shqipëri nga turizmi kanë qenë afro 3.2 miliardë Euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Investimet e huaja direkte kanë patur po ashtu një trend rritës domethënës gjatë vitit 2023, duke e mbyllur nëntëmujorin në nivelin 1.1 miliardë Euro, me rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Si rezultat i përmirësimit të bilancit tregtar, të ardhurave nga turizmi dhe i investimeve të huaja direkte, ka patur përmirësim të ndjeshëm të ekuilibrit të jashtëm. Llogaria korrente, rezultati i të gjithë marrëdhënieve tregtare dhe financiare të vendit me jashtë, i është afruar niveleve më të ulëta historike në rreth 5% të PBB-së nga mbi 10% që ka qenë për një periudhë të gjatë.
Inflacioni ka ardhur në ulje, pas një piku, që përsëri ishte ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit dhe më i ulët sesa mesatarja evropiane. Pritshmëria jonë është që inflacioni të rikthehet në objektiv brenda këtij viti.
Të ardhurat kanë pasur një performancë shumë të mirë, duke u realizuar ndjeshëm mbi pritshmëritë e fillimit të vitit dhe në linjë me planin e rritur sipas Aktit Normativ.
Papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike, prej 10.5% dhe tendenca është për rënie të mëtejshme poshtë 10% në periudhat në vijim. Paralelisht, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti nivelin më të lartë historik prej 76% në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023. Këto të dhëna janë inkurajuese për të vijuar më tej politikat e nxitjes së punësimit, me fokus uljen e mëtejshme të papunësisë sidomos për gratë dhe të rinjtë.
Është e rëndësishme që rritja dhe zhvillimi ekonomik të jenë të balancuara dhe gjithëpërfshirëse, duke pasur vëmendje ndaj shtresave sociale dhe kapitalit njerëzor, si një faktor kryesor për një rritje të qëndrueshme.
Në këtë kuadër, reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm edhe gjatë 2024. Në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë, për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe punonjësit e niveleve zbatuese të administratës.
Për të gjitha këto kategori, nga mesi i vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 Euro në sektorin publik. Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro dhe parashikohet që rritja të vijojë më tej, për të mbështetur punësimin cilësor dhe për të arritur ndër pagat më konkurruese në rajon.
Besojmë që kjo rritje pagash do të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat.
Gjithashtu, në kuadër të politikave sociale, kemi nisur punën me mbështetjen e Bankës Botërore, për të realizuar një vlerësim të shtyllave të mbrojtjes sociale. Pjesë e analizës vlerësuese, siç e kam theksuar edhe më herët, do të jetë edhe skema e pensioneve, me qëllim jo vetëm rritjen e qëndrueshmërisë së saj, por edhe për një shpërndarje më të drejtë të mbështetjes për kategoritë e pensionistëve.
Sa i përket vitit që sapo ka nisur, parashikimet tona janë që ekonomia do të vijojë të zgjerohet, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit, ecuria e mirë e sektorit të energjisë dhe ai i ndërtimit. Rritja pritet të jetë të paktën në nivelet e vitit 2023, ose edhe më e lartë dhe e balancuar me zhvillimet e ekonomisë evropiane.
Buxheti i këtij viti, i cili tashmë ka nisur zbatimin, do të mbështesë më tej rritjen ekonomike, me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara, ndërkohë që borxhi publik pritet të zbresë për herë të parë që nga viti 2011 nën nivelin 60%.
Ky është një buxhet ambicioz, që i përgjigjet fazës së re të zhvillimit të ekonomisë, duke mbajtur një nivel të lartë të investimeve publike, duke rritur transfertën për pushtetin vendor, duke financuar sektorin e mbrojtjes që arrin për herë të parë 2% të GDP-së si angazhim i anëtarësimit në NATO, duke mbështetur më tej reformën në drejtësi, si edhe komponentët e mbrojtjes sociale.
Të ardhurat tatimore, të parashikuara në buxhetin e këtij viti, vlerësohen në mbi 634 miliardë lekë, ose rreth 40 miliardë lekë mbi nivelin e arkëtimeve të vitit 2023. Në vëmendjen tonë do të jetë përmirësimi i mëtejshëm i administrimit të të ardhurave, sidomos në sektorë me potencial të lartë, si turizmi.
Gjithashtu, do të punojmë së bashku me FMN-në, me të cilën kemi dakordësuar të rishikojmë Strategjinë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë.
Nga data 1 janar, siç e dini, ka nisur zbatimin ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ky ligj është plotësuar tashmë me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë zbatimin e plotë të tij. Ligji modernizon sistemin e taksimit të të ardhurave në vend dhe vendos më tepër drejtësi në taksimin e kategorive të të ardhurave.
Gjej rastin gjithashtu t’ju informoj se në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të të cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.
Gjatë këtij viti, do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në bregdet, me ndarje zonash të caktuara, që do të reflektojnë rritjen e çmimeve në këto zona.
Shumë faleminderit dhe mirëpres pyetjet tuaja!
Sondazh

Kosova heq regjimin e letër-ngjitësve në targa – Vendimi vjen pas nismës të nisur nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë që do të hyjnë në territorin e......

Rikuperon inflacioni në eurozonë - Nxit debatet për uljen e normave!
Inflacioni total në eurozonë kapi shifrën e 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni bazë vazhdoi të lehtësohej. Presioni vjetor......

2024, qeveria “kthen sytë” te huamarrja e brendshme - 378.64 miliardë lekë bono dhe obligacione. S’përjashtohet mundësia e një Eurobondi
Viti 2024 do të jetë mjaft specifik sa i përket huamarrjes Qeveritare për të financuar deficitin buxhetor, në një moment kur ajo i gëzohet një situate shumë të......

814 ankesa për tenderët në 11 muajt e vitit 2023 - Mbizotërojnë procedurat e prokurimit publik. Tirana, me më shumë ankesa
814 ankesa ka regjistruar Komisioni i Prokurimeve Publike në 11 muajt e vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare, muajt korrik dhe nëntor kanë rezultuar......

DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar në 2023 / Bie numri i aksidenteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e qarkullimit rrugor, teksa theksoi se kryefjala e vitit 2023, ka qenë......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në vitin 2024!
Mbi turizmi mund të ketë qenë fjala e vitit 2023 në industrinë e udhëtimeve. Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të......

Çmime të reja reference për tokat - Miratimi brenda Prillit, i paraprihet taksës së pasurive të paluajtshme
Qeveria shqiptare parashikon që deri në muajin Prill të këtij viti të përcaktojë çmime të reja reference për tokat bujqësore dhe jo bujqësore në Shqipëri. Në ......

Në Shqipëri, gati 1 në 4 persona është pensionist - Gjirokastra, më e plakura. Kukësi dhe Tirana janë qarqet më të reja
Treguesit demografikë flasin për rënie të numrit të lindjeve dhe plakje të popullsisë së vendit nga viti në vit, duke prodhuar kështu më shumë pensionistë. Pa......