Shqipëria Postuar më 5 Janar 2024, 11:10

Çmime të reja reference për tokat - Miratimi brenda Prillit, i paraprihet taksës së pasurive të paluajtshme

Nga SCAN TV
Çmime të reja reference për tokat - Miratimi brenda Prillit, i

Qeveria shqiptare parashikon që deri në muajin Prill të këtij viti të përcaktojë çmime të reja reference për tokat bujqësore dhe jo bujqësore në Shqipëri.  Në  programin të përgjithshëm analitik të projektakteve  që do të paraqiten për shqyrtim në  Këshillin e Ministrave  gjatë vitit 2024 është edhe projektvendimi për “Për miratimin e metodologjisë per llogaritjen e çmimeve të tokës ne RSH, i cili parashikohet të kalojë në katërmujorin e parë të 2024-ës.

Ky dokument, do të ndiqet në katërmujorin e dytë të vitit nga projektligji “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në RSH i cili ka për qëllim të përcaktojë hartën e vlerës së tokës për pasuri të paluajtshme truall, tokë bujqësore, pyll, livadh, kullotë.

Vendosja e çmimeve të reja të referencës do ti paraprijë reformës për taksimin e pasurive të paluajtshme, taksë e cila do të aplikohet në bazë të vlerës së një prone dhe rrjedhimisht do të ketë kosto të shtuara për qytetarët shqiptarë, por do të sjellë edhe më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit të cilat vijnë jo vetëm si rrjedhojë e taksimit, por dhe të transaksioneve, ku shitësi do të duhet të paguajë tatim më të lartë për shkak të rritjes së vlerës së pronës.

Vitin e kaluar qeveria hodhi për konsultim publik projektligjin e për taksimin e pasurive të paluajtshme, i cili pritet të miratohet në 2024, ku përcaktohen normat tatimore ne përqindje për të gjitha kategoritë e pasurive dhe synohet gjithëpërfshirje dhe rritje e të ardhurave në buxhet.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Janar

Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të premte duke u blerë sot me 94.6 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Shqipëria 5 Janar

Kaloni Pushimet Perfekte me Kalemi Travel!

Besojini Kalemi Travel me pushimet tuaja të rradhës, për në destinacionet më të famshme turistike, për nje udhëtim të mbushur me aventura! Kalemi Travel......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat