Në Shqipëri, gati 1 në 4 persona është pensionist - Gjirokastra, më e plakura. Kukësi dhe Tirana janë qarqet më të reja

Treguesit demografikë flasin për rënie të numrit të lindjeve dhe plakje të popullsisë së vendit nga viti në vit, duke prodhuar kështu më shumë pensionistë. Pa marrë në konsideratë emigracionin, të dhënat tregojnë se numri i popullsisë po bie me ritme të shpejta ndikuar vetëm nga rënia e lindjeve dhe indeksit të fekonditetit. Në vitin 2022, qarku me popullsinë mesatare më të madhe në Shqipëri ishte i Tiranës, me 922,386 banorë, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 290,561 banorë.
Në të njëjtën kohë, dy qarqet me popullsinë mesatare më të vogël në vitin 2022 ishin ai i Gjirokastrës dhe Kukësit, respektivisht me 54,296 dhe 72,133 banorë. Gjatë vitit 2022, vetëm popullsia e qarkut të Tiranës është rritur, ndërsa të gjitha qarqet e tjera kishin një normë negative të rritjes së popullsisë. Nëse afrohemi pak në kohë dhe analizojmë shifrat e tremujorit të tretë të viti sa i përket lindjeve, shohim se qarku që regjistroi numrin më të ulët të lindjeve ishte Gjirokastra me 115 lindje gjithsej. Ky qark ka qenë në tkurrje përgjatë gjithë vitit të kaluar.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Sigurimeve Shoqërore” për të kuptuar sesi është shpërndarja e popullsisë pensioniste sipas drejtorive rajonale. Të dhënat publikuara nga ISSH i përkasin periudhës Janar-Qershor të vitit 2023, ku gjatë kësaj periudhe rezultojnë se në vendin tonë përfitojnë pension pleqërie 579,877 individë gjithsej, nëse analizojmë pensionet urbane dhe ato rurale së bashku.
Nga të dhënat e INSTAT, referuar “Vjetarit Rajonal Statistikor”, konkludojmë se nga shpërndarja e popullsisë sipas tre grup-moshave kryesore, në katër qarqe ka më shumë të rinj krahasuar me të moshuarit, ndërsa në tetë qarqet e tjerë numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve, përkatësisht në Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë.
Shifrat tregojnë se Gjirokastra është qarku më i plakur në vend. Në këtë qark janë gjithsej 23,837 pensionistë, ndërkohë që popullsia e regjistruar në Janar të vitit 2023 në qarkun e Gjirokastrës është 53,314 banorë. Pra në Gjirokastër 1 në 2 banorë janë në pension. Nëse do të llogarisnim sesa pensione shpërndahen për 1,000 banorë themi se në Gjirokastër shpërndahen 447 pensione. Pas saj renditen qarku i Vlorës, Beratit dhe Fierit, ku koeficenti pension/1,000 banorë është përkatësisht 306, 293 dhe 255. E shprehur në terma nominalë themi se pensionistët në këto qarqe përbëjnë 31%, 29% dhe 28% të popullsisë totale.
Në mesin e renditjes janë qarqet si Elbasani, Lezha dhe Shkodra. Nga ana tjetër, popullsia paraqitet më e re në qarkun e Kukësit, Peshkopisë dhe Durrësit. Në këto qarqe shpërndahen respektivisht 154, 184, dhe 180 pensione për 1000 banorë. Nëse i referohemi vetëm vitit 2022, sipas të dhënave të INSTAT, numrin më të madh të përfituesve të pensioneve për 1.000 banorë e kishte po qarku i Gjirokastrës me 491 përfitues, ndërsa numrin më të ulët të përfituesve e kishte Tirana me 186 përfitues për 1.000 banorë.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Ngadalësohet ekonomia globale - Sipas OKB, arsyet janë normat e larta të interesit, ulja e shpenzimeve konsumatore
Rritja ekonomike globale parashikohet të ngadalësohet nga 2.7 % në 2023-shin, në 2.4% në 2024-ën, sipas raportit të OKB-së për Situatë dhe Perspektivat......

Islandë, turizmi rekord shkakton krizë strehimi - Zhvendosje masive e pronarëve drejt qirave afatshkurtëra nëpërmjet Airbnb
Mbipopullimi, ndotja akustike, por mbi të gjitha kriza e banesave janë efektet anësore më të zakonshme dhe më të njohura të turizmit masiv, i cili ofron flukse......

Europa goditet nga i ftohti ekstrem - Vendet nordike, pa energji elektrike. Përmbytje në Francë, Gjermani, Holandë
Mijëra persona në vendet nordike mbetën pa energji elektrike pasi erërat e forta dhe bora shkaktuan kaos në rajon, duke lënë shumë shoferë të bllokuar në......

Greva më e gjatë në historinë e shëndetësisë - Mjekët praktikantë në Britani “kryqëzojnë” duart për 6 ditë
Mjekët praktikantë në Britani kanë nisur një grevë gjashtëditore, më e gjata në historinë 75-vjeçare të sistemit të kujdesit shëndetësor të vendit. Sipas......

Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të premte duke u blerë sot me 94.6 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Paketat më të Pëlqyera Turistike në Turqi me Kalemi Travel
Zgjidhni turin tuaj të preferuar për në Turqi me ndihmën e Kalemi Travel, të cilët ju garantojnë një udhëtim të paharrrueshëm Turqia, vendi ku Lindja......

Kaloni Pushimet Perfekte me Kalemi Travel!
Besojini Kalemi Travel me pushimet tuaja të rradhës, për në destinacionet më të famshme turistike, për nje udhëtim të mbushur me aventura! Kalemi Travel......

Ksamili, Perla e Fshehur e Rivierёs Shqiptare
Vizitoni Ksamilin dhe bukuritё e pafundme tё Rivierёs Shqiptare me Kalemi Travel, për një tur të kompletuar dhe tё paharrueshёm! Shqipёria tashmё ёshtё e......