Shqipëria Postuar më 5 Janar 2024, 11:21

DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar në 2023 / Bie numri i aksidenteve rrugore

Nga SCAN TV
DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e qarkullimit rrugor, teksa theksoi se kryefjala e vitit 2023, ka qenë rritja e ndjeshme e turizmit duke ndikuar padyshim në rritjen e numrit të mjeteve në lëvizje dhe trafikut rrugor.

Sipas të dhënave të publikuara nga DPSHTRR-ja, për vitin 2023 bëhet me dije se 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar, duke i shtuar trafikut rrugor në Shqipëri +30,034 mjete në ditë në qarkullim.

Flota aktive e mjeteve vendase dhe të huaja në total llogaritet në 897,833 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me vitin 2018. Shkalla e motorizimit në Shqipëri është 314 mjete për 1,000 banorë ose 55% më shumë krahasuar me vitin 2018.

Gjithashtu është rritur numri i targimeve të reja me +78,157 mjete, +30% krahasuar me 2018 si dhe numri i kilometrave të përshkuara në vit u rrit 92% krahasuar me 2018.

Pavarësisht fluksit të shtuar në rrugët e Shqipërisë, në krahasim me vitin 2018: Numri i aksidenteve rrugore është ulur me -22.4%.

Sipas DPSHTRR-së, numri i viktimave nga aksidentet rrugore është ulur me 10.3% me ulje të indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete me -41.7%.

Numri i qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore është ulur me -27.3%, me një ulje të indeksit të aksidenteve për 10,000 mjete me -48.5%.

DPSHTRR-ja bën të ditur se, rezultatet pozitive janë arritur falë punës, ndërsa numri i aksidenteve rrugore është ulur në sajë të nismave të ndërmarra për: Kulturë Trafiku, me aktivitete e programe edukative anembanë vendit; Kontroll rrugor më efikas dhe masa më të forta e transparente; Leje Drejtimi më të merituara; Mjete rrugore më të sigurta; Rrugë dhe sinjalistikë më e mirë.

DPSHTRR-ja ka si qëllim që viti 2024 të shënojë arritje të tjera pozitive përsa i përket zhvillimeve në qarkullimin rrugor, ndaj fokus i punës së saj është garantimi i mjeteve më të sigurta dhe për drejtues mjeti më të përgjegjshëm, për përmbushjen e këtij qëllimi me efekt afatgjatë.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Janar

Forcohen ndjeshëm valutat kryesore!

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë të premte duke u blerë sot me 94.6 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat