2024, qeveria “kthen sytë” te huamarrja e brendshme - 378.64 miliardë lekë bono dhe obligacione. S’përjashtohet mundësia e një Eurobondi

Viti 2024 do të jetë mjaft specifik sa i përket huamarrjes Qeveritare për të financuar deficitin buxhetor, në një moment kur ajo i gëzohet një situate shumë të mirë të ardhurash dhe një deficiti buxhetor mjaft të ulët. Borxhi publik do merret në masë dërrmuese në tregun e brendshëm në formën e bonove të thesarit e obligacioneve, ndërkohë që huamarrja jashtë kufijve do zbresë në terren negativ. Ministria e Financave ka publikuar Planin Vjetor të Huamarrjes për vitin 2024, ku bie në sy orientimi i plotë i politikave të huamarrjes drejt tregut të Brendshëm.
Sipas Buxhetit 2024, deficiti buxhetor përllogaritet në rreth 61.28 mld lekë (2.5% e PBB), Huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.59% të deficitit (50 mld lekë), ndërkohë që pjesa tjetër e tij parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.
Totali i emetimeve pritet të jetë rreth 378.64 mld lekë gjatë vitit 2024, në rënie nga viti i shkuar, në fillim të të cilit Ministria e Financave parashikonte një total emetimesh prej 380.5 mld lekë përgjatë 2023.
Gjithashtu, ishte parashikuar që Huamarrja e brendshme të financonte rreth 45% të deficitit (25 mld lekë), nga 81% këtë vit.
Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono thesari 12-mujore. Muajt me shumën më të lartë të maturimeve të borxhit shtetëror pritet të jenë Janar-Shkurt 2024 specifikisht me rreth 58.8 mld lekë dhe 59.4 mld lekë, ku maturimet më të larta i referohen dy instrumentave referencë: obligacione 3-vjeçare dhe 5-vjeçare (respektivisht 20.83 mld lekë dhe 18.73 mld lekë).
Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2024 vlerësohet të jetë rreth 36.6 miliardë lekë, apo afërisht 360 milionë euro, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative prej (minus) 15.6 miliardë lekë. Gjithësesi, Ministria e Financave sqaron që në rast se kushtet e tregjeve gjatë vitit 2024 do të jenë të favorshme, nuk përjashtohet mundësia e avancimit në kohë me emetimin përgjatë vitit buxhetor 2024 të një Eurobondi të ri, i cili është parashikuar në vitin buxhetor 2025.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

814 ankesa për tenderët në 11 muajt e vitit 2023 - Mbizotërojnë procedurat e prokurimit publik. Tirana, me më shumë ankesa
814 ankesa ka regjistruar Komisioni i Prokurimeve Publike në 11 muajt e vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare, muajt korrik dhe nëntor kanë rezultuar......

DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar në 2023 / Bie numri i aksidenteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e qarkullimit rrugor, teksa theksoi se kryefjala e vitit 2023, ka qenë......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në vitin 2024!
Mbi turizmi mund të ketë qenë fjala e vitit 2023 në industrinë e udhëtimeve. Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të......

Çmime të reja reference për tokat - Miratimi brenda Prillit, i paraprihet taksës së pasurive të paluajtshme
Qeveria shqiptare parashikon që deri në muajin Prill të këtij viti të përcaktojë çmime të reja reference për tokat bujqësore dhe jo bujqësore në Shqipëri. Në ......

Në Shqipëri, gati 1 në 4 persona është pensionist - Gjirokastra, më e plakura. Kukësi dhe Tirana janë qarqet më të reja
Treguesit demografikë flasin për rënie të numrit të lindjeve dhe plakje të popullsisë së vendit nga viti në vit, duke prodhuar kështu më shumë pensionistë. Pa......

Ngadalësohet ekonomia globale - Sipas OKB, arsyet janë normat e larta të interesit, ulja e shpenzimeve konsumatore
Rritja ekonomike globale parashikohet të ngadalësohet nga 2.7 % në 2023-shin, në 2.4% në 2024-ën, sipas raportit të OKB-së për Situatë dhe Perspektivat......

Islandë, turizmi rekord shkakton krizë strehimi - Zhvendosje masive e pronarëve drejt qirave afatshkurtëra nëpërmjet Airbnb
Mbipopullimi, ndotja akustike, por mbi të gjitha kriza e banesave janë efektet anësore më të zakonshme dhe më të njohura të turizmit masiv, i cili ofron flukse......

Europa goditet nga i ftohti ekstrem - Vendet nordike, pa energji elektrike. Përmbytje në Francë, Gjermani, Holandë
Mijëra persona në vendet nordike mbetën pa energji elektrike pasi erërat e forta dhe bora shkaktuan kaos në rajon, duke lënë shumë shoferë të bllokuar në......