Kosova heq regjimin e letër-ngjitësve në targa – Vendimi vjen pas nismës të nisur nga Serbia

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë që do të hyjnë në territorin e Kosovës.
“Targat RKS qarkullojnë lirshëm e hapur nëpër territorin e Serbisë. Në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2023, mbajtur më 27 dhjetor, pata kërkuar raportim lidhur me zbatimin e vendimit nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa RKS në territorin e Serbisë nga data 1 janar 2024”, shkroi Kurti.
“Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ky vendim vjen pasi Serbia në 25 dhjetor të vitit të kaluar vendosi të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS, vendim ky që hyri në fuqi për zbatim nga 1 janari i këtij viti.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Rikuperon inflacioni në eurozonë - Nxit debatet për uljen e normave!
Inflacioni total në eurozonë kapi shifrën e 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni bazë vazhdoi të lehtësohej. Presioni vjetor......

2024, qeveria “kthen sytë” te huamarrja e brendshme - 378.64 miliardë lekë bono dhe obligacione. S’përjashtohet mundësia e një Eurobondi
Viti 2024 do të jetë mjaft specifik sa i përket huamarrjes Qeveritare për të financuar deficitin buxhetor, në një moment kur ajo i gëzohet një situate shumë të......

814 ankesa për tenderët në 11 muajt e vitit 2023 - Mbizotërojnë procedurat e prokurimit publik. Tirana, me më shumë ankesa
814 ankesa ka regjistruar Komisioni i Prokurimeve Publike në 11 muajt e vitit që lamë pas. Referuar të dhënave zyrtare, muajt korrik dhe nëntor kanë rezultuar......

DPSHTRR: 2.74 milionë mjete të huaja kanë hyrë në territorin shqiptar në 2023 / Bie numri i aksidenteve rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e qarkullimit rrugor, teksa theksoi se kryefjala e vitit 2023, ka qenë......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në vitin 2024!
Mbi turizmi mund të ketë qenë fjala e vitit 2023 në industrinë e udhëtimeve. Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të......

Çmime të reja reference për tokat - Miratimi brenda Prillit, i paraprihet taksës së pasurive të paluajtshme
Qeveria shqiptare parashikon që deri në muajin Prill të këtij viti të përcaktojë çmime të reja reference për tokat bujqësore dhe jo bujqësore në Shqipëri. Në ......

Në Shqipëri, gati 1 në 4 persona është pensionist - Gjirokastra, më e plakura. Kukësi dhe Tirana janë qarqet më të reja
Treguesit demografikë flasin për rënie të numrit të lindjeve dhe plakje të popullsisë së vendit nga viti në vit, duke prodhuar kështu më shumë pensionistë. Pa......

Ngadalësohet ekonomia globale - Sipas OKB, arsyet janë normat e larta të interesit, ulja e shpenzimeve konsumatore
Rritja ekonomike globale parashikohet të ngadalësohet nga 2.7 % në 2023-shin, në 2.4% në 2024-ën, sipas raportit të OKB-së për Situatë dhe Perspektivat......